• |
ide | kryesore

Kapen me lëndë narkotike/ Arrestohen 6 persona në Mallakastër, Durrës dhe Berat

-Instant, Lajme, Të fundit
lende narkotike, policia



6 persona kanë rënë në pranagt e policisë në Durrës, Mallakastër e Berat. Të gjithë të arrestuarit janë kapur duke poseduar lëndë narkotike. Gjithashtu janë kapur dhe sekuestruar nga policia edhe shuma të mëdha parash. Ato dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Shkëlqim Hoxhaj dhe Ramadan Hoxhaj kishin kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre në Mallakastër. Në oborrin e banesës së Shkëlqimit shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa. Ato u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Në lidhje me këtë sasi droge u arrestua duke ujitur lëndën narkotike edhe Ramadan Hoxhaj 51 vjeç. Nga ana tjetër vëllai i Ramadanit, Shkëlqimi u kap në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar  nga vendi.

Të ngjashme: Me lëndë narkotike në automjet, pranga dy të rinjve në Durrës

Nga ana tjetër policia e Beratit njoftoi se ka vëën në pranga dy të rinjtë të cilët shpërndanin lëndë narkotike me doza të vogla.

L. Ç., 25 vjeç dhe M. R., 23 vjeç ranë në prangat e policisë, ndërsa të dy rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje.

Edhe në Durrës u arrestuan dy persona, ndërsa atyre iu gjet lëndë narkotike dhe shuma të mëdha parash.

Edhë në Durrës ranë në prangat e policisë dy persona, ndërsa atyre iu gjet lëndë narkotike dhe shuma të mëdha parash. Policia njofton se E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç  u arrestuan. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *