• |
ide | kryesore

Video/ Mancini ‘thumbon’ Anglinë: “Pa përvojë, por mundëm një nga kombëtaret më të forta”

-Instant, Sport, Video
Mancini



Roberto Mancini shijon fitoren 1-0 ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve dhe tashmë po shikon përpara: “Është një rezultat shumë i rëndësishëm sepse na lë të qetë për çështjen e kokës së serisë për shortin (e Euro 2024, red.) E pastaj, kemi mundësinë të renditemi të parët në grup – tha trajneri i Italisë për mikrofonin e Rai Sport-. Për më tepër, mundëm Anglinë, që është një nga skuadrat më të forta në botë”.

Italia, për shkak të forcave madhore, iu desh të ndryshonte sistemin e lojës, duke u mbështetur në mbrojtjen me tre lojtarë. Por, e bëri këtë, pa e denatyralizuar filozofinë e saj. Pikërisht këtë ka vlerësuar edhe tekniku: “Siç e kam thënë edhe herë të tjera, sistemi i lojës nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është personaliteti që ka një ekip, dëshira për të sulmuar dhe për të qëndruar lart. Është e qartë se kemi ende vështirësi objektive sepse kemi lojtarë të rinj. Ata nuk kanë përvojën e kombëtareve të tjera, por është një fitore e rëndësishme sepse po kalojmë një moment vuajtje”.

Lexo më tej: Euro 2020 nuk i vlen Mancinit, trajneri më i mirë është Tuchel: mbreti i golave është Haaland

Tani Mancini duhet ta luajë vendin e parë të Grupit kundër Hungarisë. Magjarët sapo kanë mposhtur Gjermaninë dhe janë një skuadër që duhet respektuar, por tekniku përqendrohet tek të tijtë: ” Të jep kënaqësi të luash një objektiv të tillë në një grup me Gjermaninë dhe Anglinë. Për më tepër që ne luajtëm me shumë lojtarë të rinj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *