• |
ide | kryesore

Video/ Kosova përmbyset 10 minutat e fundit: perla e Muriqit nuk mjafton në Irlandën e Veriut

-Instant, F1, Sport, Video
Muriqi



Alain Giresse nuk mund t’i besojë syve. Kosova e tij udhëoqi për 82 minuta, për tu shembur në fund në një humbje 2-1. Irlanda e Veriut ka marrë tre pikët përballë Dardanëve, që kanë dominuar ndeshjen, por në fund kanë dalë kokëulur. Muriqi iluzionoi Kosovën me një gol spektakolar, pastaj Whyte e Magennis kanë kthyer kursin e fitores nga vendasit.

Në Belfast, u duk se Kosova do të përsëriste të njëjtin sukses si në Prishtinë (fitore 3-2). Një lojë e mirë e Dardanëve, që krijuan disa mundësi të mira shënimi, pa mundur të shënonin në portën e Peacock-Farrell. Vendasit u munduan të përmbanin Rashanin e Rashicën, që të vënë në lëvizje nga Celina krijuan jo pak probleme.

Lexo më tej: Video/ Kosova e nis me fitore Nations League, Giresse i pakënaqur: “Ndeshje shumë e komplikuar, bëmë disa gabime”

Irlanda e Veriut u shfaq rrezikshëm vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por goditjen e morën nga Muriqi. Një perlë e sulmuesit të Mallorca nga jashtë zonës, që i dha zemër Kosovës, që mund ta mbyllte ndeshjen. Pikërisht këtë vuajti skuadra e Giresse. Pamundësia për të shënuar golin e dytë favorizoi irlandezo-veriorët, që goditën në 8 minutat e fundit të lojës. Whyte barazoi rezultatin në minutën e 82, ndërsa Magennis përmbysi gjithcka në minutën e tretë shtesë.

Kështu, nga një ndeshje që dukej fitore e sigurt, Kosova del pa pikë nga kjo transfertë. Giresse mbetet me 6 pikë, me Greqinë kryesuese të sigurtë, por tani rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në grup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *