• |
ide | kryesore

Ndjekje si nëpër filma në kufirin Kosovë-Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
morine, kosove, shqiperi, ndjekje, arrestim



Një 41 vjeçar është ndaluar pas një ndjekje policeske në pikën kufitare të Morinës. Policia e Kukësit informoi mbrëmjen e sotme se “41 vjeçari nuk ndaloi makinën pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi”. Personi i arrestuar është S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc. Ai u prangos për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *