• |
ide | kryesore

Një skuadër e tërë jashtë fushës për shkak dëmtimesh: ja kush i mungon teknikut Reja

-Instant, F1, Sport
Reja



Kombëtarja kuqezi shkon në dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare të Nations League me një sërë dëmtimesh. Një arsye që ka reduktuar në maksimum zgjedhjet e teknikut Edoardo Reja. Nëse në portë problem është se asnjë nga portierët titullar nuk luan me klubet e tyre, jashtë është pothuaj e gjithë mbrojtja e Serie A. Dermaku, Kumbulla, Gjimshiti janë të tre të dëmtuar, duke e cënuar rëndë kualitetin e prapavijës së teknikut italian.

Reja ishte i detyruar të thërrasë deri Ajetin në Serie C. Gjendja nuk është më mirë në mesfushë. Roshit e Bares të dëmtuar, i është shtuar edhe Cekici, lojtari nuk është në gjendje të zbresë në fushë kundër Izraelit. Po ashtu, Hoxhallari ka mbetur pa u thirrur, edhe pse mund të jepte një kontribut të cmuar në krah e në qendër. Cështja është se Reja e sheh më tepër anësor, aty ku janë dy zgjedhje. E për të kursyer sikletin e të dërguarit të një lojtari në tribunë, ka preferuar kështu.

Lexo më tej: Video/ Reja humb edhe dy mesfushorë, rrezikon edhe Uzuni: ja situata me dëmtimet para Izraelit

Përpara zgjedhjet janë pothuaj të bëra, sepse përvec Manajt, që dihej që ishte i dëmtuar, tekniku italian humbi edhe Uzunin. Beratasi ishte një prej lojtarëve më në formë, por që nuk mund të jetë gati për Izraelin. Kështu, një formacion i tërë mbetet jashtë për dy ndeshjet ku vendoset kualifikimi. E një peshë të tillë do ta ndjente cilado përfaqësuese, aq më tepër Shqipëria…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *