• |
ide | kryesore

Traktati Serbi-Rusi, Kurti: Duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur marrëveshjen Rusi-Serbi si një këmbanë alarmi për botën perëndimore. Kryeministri iu përgjigj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili pretendoi se ushtria e Kosovës po mobilizohet për të luftuar ushtrinë serbe.

“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, tha Kurti.

Në asamblenë e OKB-së, ministri i Jashtëm serb Nikolla Sellakoviç dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Serbia është ndër shtetet e vetme në rajon që nuk ka vendosur sanskione ndaj Moskës edhe pse aspiron për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.



4 Comments

  1. Jo po ta perkedhelin gjarprin serb perendimoret. Po mundohemi tua hapim syte po hic,shume europiane delikate. Aq e lehte eshte zgjidhja.Sanksione te llahtarshme Serbise dhe arme Kosoves. Zgjidhje 100% e garantuar qe do e bente Serbine ta njihte pavaresine,dhe tia ngulte thiken e pabesise Rusise. Por europianet spo mbledhin mend, e po ja ku po ndertohet perandoria serbo-ruse mu ne mes te Evropes.Dhe ta kuptojme edhe ne shqiptaret qe pavaresisht se me propagande themi koha eshte e shqiptareve dhe serbet po zhduken, JO,per fat te keq nuk eshte e vertete.Serbet edhe me popullsi do rriten,kurse ne po zvogelohemi.Do rriten jo se pjellin shkinat, por jane patriote dhe gjejne zgjidhje, Do marrin ruse,bjellorus, dhe do ua shtojne rracen.Vetem per pak dite u erdhen 50 ruse, te gjithe ne moshe te re.Imagjino deri ne fund te luftes sa do u vijne. Shesheli dikur propozonte te merreshin 200 000 femra latino amerikane, ne Serbi.PRa serbet per fat te keq sdo zhduken por do jene nje kancer ne rritje e siper,territorialisht dhe si popullsi prandaj Europa te hap syte

  2. Sapo ka marre dhe miratimin e ambas kim.Si ka mundesi qe si ka thene rames te behet dhe rama pjese e ketij nenshkrimi,apo mbasi te vuloset open ballkan do vije dhe firmosja me rusine dhe putinin. Apo ambs kim ne token usa e fusin 7 pash nen dhe te propagandoi serbine vasalen e rusise.E ben ne shqiperi qe ka nje pushtet te kuq rus dhe nje popull qe e ka braktisur vendin dhe aty ndodhen pleq femij dhe te semure fizikishte dhe menderishte nga drama e 2013-2022.Beje enver kristaq rama beje.Se dihet kapitullimi ekonomik te sjell pas pushtimin ushtarak.E more bekimin e amb kim ke shanc rama kaloje per miratim ne parlament.Nenshkruaj dhe partneritenin strategjik dhe ushtarak me vucicin.Votat i ke me curravecet e tu deputet te ps dhe lapanjozet pa dinjitet te bashes.Jepi serbise dhe pashalimanin sazanin dhe portoromanon.Ate qe se beri enveri beje ti pasardhesi i tij kelyshi i tij.Jepi fund shqiperise,ketij mazabiriteti ,kesaj varferie ekstreme,kesaj maskarade qe po i ben shqiperise.Hazreti LENIN me falni hazreti PUTIN shqiperia po heq,shqiperia po vuan shpetoje [ hidhi shqiperise nje bombe te shuhet po te mari me vete dhe keta ambasadore te shitur te ty dhe krimi rama.]Me falni o shqiptare me keto fjale,por jane fjale deshperimi vuajteje qe po heq nga familja ime qe kam pas ne shqiperi,qe po vuan marrezishte ekonomikishte,fizikishte dhe shpirterishte.Eshte nje shprehje me mire nje fund i tmerrshen se sa nje tmerr i pafunde.Bomba e putinin do qe nje fund i tmerrshem ,ndersa rama-kim eshte nje tmerr i pafund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *