• |
ide | kryesore

Lamtumirë kualifikim: Broja shpenzon, Mihaj fundos Shqipërinë në Izrael

-Instant, F1, Sport, Video
lamtumirë



Shqipëria dorëzohet në minutat shtesë në Tel Aviv, duke u mposhtur 2-1 përballë Izraelit. Një rezultat që i jep lamtumirë objektivit vendi i parë për kuqezinjtë. Goli spekakolar i Myrto Uzunit vlejti vetëm për 4 minuta shpresë. Përmbysjen që e ëndërronin të gjithë, si hakmarrje për mënyrën si humbëm në ndeshjen e parë, e fshiu gafa e Mihajt në të 92-ën. Mund të kishim bërë shumë më tepër, nuk e bëmë dhe tani, mes shumë sikur apo ose, përballemi me rrezikun e vendit të fundit.

Ndryshimet taktike të Edoardo Rejas u duk se po jepnin rezultat, kur kuqezinjtë patën impaktin më të mirë me ndeshjen. Por Broja ka mungesë të theksuar altruizmi e jo vetëm në minutën e 6, kur bëri gjithcka vetë. Sulmuesi i rrëmbeu topin mbrojtësit të pakujdesshëm dhe përballë portierit nuk shënoi. Ndoshta duhet të kishte parë Cikalleshin në qendër të zonës, por ky rast i shpenzuar ndryshoi kursin e ndeshjes.

Lexo më tej: Reja sfidues në Tel Aviv: “Të shohim kush është vendosur më mirë në fushë e kush do fitojë”

Izraeli e rriti marshin dhe i futi në kaos të besuarit e Rejas. Shumë kontraste të fituara me Balliun e Hysajn në vështirësi qartazi. Për topin e parë kontrastet u fituan të gjitha nga fanellat e kaltra, edhe pse tentativat e tyre ishin të gjitha nga jashtë zone. E kundërta me Brojën që pati shansin e dytë tre minuta nga fundi i pjesës së parë. Shkodrani kaloi dy mbrojtës por përpara portierit e majta e tij ishte foshnjarake për të shqetësuar Glazer.

GABIMET

Rrëzimi erdhi pak sekonda pas rifillimit, kur Hysaj humbi një top me papërgjegjshmëri. Krosimi për Weismann ishte perfekt dhe Strakosha nuk mund të bënte asgjë. Gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, por hyrja e Uzunit në 15 minutat e fundit riktheu shpresën. Beratasi, ende nën ngërcet e dëmtimit, shënoi golin e barazimit në të 88, duke iluzionuar kuqezinjtë. Koordinim perfekt dhe e djathtë në kryqëzimin e shtyllave, por nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse Mihaj bëri një gafë të pafalshme në të 92, duke i dhënë Baribos shansin për të mundur Strakoshën. Lamtumirë vendi i parë. Izraeli feston në shtëpi kualifikimin, Shqipëria mbetet e fundit dhe me Islandën duhet një fitore pas tre ditësh për ta evituar.

UEFA Nations League League A: Group 2
Czech Republic 0-4 Portugal
Spain 1-2 Switzerland
UEFA Nations League League B: Group 1
Armenia 0-5 Ukraine
Scotland 2-1 Republic of Ireland
UEFA Nations League League B: Group 2
Israel 2-1 Albania
UEFA Nations League League B: Group 4
Slovenia 2-1 Norway
Serbia 4-1 Sweden
UEFA Nations League League C: Group 2
Northern Ireland 2-1 Kosovo
Cyprus 1-0 Greece



2 Comments

  1. Gjuha e perdorur ne gazetarine sportive eshte nje ndyresi qe kundermon injorance dhe amatorizem. Duelet i quajne “kontraste”, lojen e bukur e quajne “ka bere mire”, e plot budallalleqe te tjera qe te bejne te mendosh se ai qe shkruan nuk eshte nje qenie njerezore e kombesise shqiptare e rritur ne nje shkalle pallati, por nje program kompjuteri qe perkthen ne menyre mekanike nga italishtja dhe eshte krenar per kete. Me nje fjale, kulmi i analfabetizmit funksional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *