• |
ide | kryesore

218 mijë euro në makinë, arrestohet 50-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fier, makinë, 17-vjeçari



Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Vlorës. Ai u kap me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara në makinë. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, është kaluar një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu u gjetën kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

50-vjeçari u arrestua për tre vepra penale. “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Lexo më tej: Meta thirrje: Ruani sahatet se patronazhistët mund t’ua mbifaturojnë 

Lexo më tej: Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria 

Lexo më tej: Llogaritë sa do paguajmë/ Qeveria pesëfishon çmimin e energjisë për dimrin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *