• |
ide | kryesore

Bagnaia, u rrëzua e humbi terren në garën për titull: “Bëra një ka***ik, jam një k*r”

-Instant, Sport
Bagnaia



E diela e MotoGP në Japoni ka qenë e hidhur për Francesco Bagnaia, i rrëzuar disa kthesa nga fundi i garës në Motegi. Piloti i Ducatit, i cili po ndiqte nga afër Quartararo në luftën për vendin e tetë, rrezikoi për të parakaluar dhe humbi kontrollin. Desmosedici i tij u rrëzua dhe piloti shkatërroi një garë, duke e parë veten 18 pikë pas francezit kryesues. Për Bagnaia episodi nuk ka justifikime: “Bëra një ka***ik, më duhej të prisja”.

“Ishte një garë e komplikuar dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër përveç frenimit të fortë. Por presioni në pjesën e përparme u rrit, isha në vështirësi dhe po rikuperoja në xhirot e fundit. Isha shumë ambicioz, gjithsesi u përpoqa”, komentoi ai i zhgënjyer piloti i Dukatit.

Lexo më tej: MotoGP/ Pas rrëzimit të tmerrshëm, i përsëritet diplopia: karriera e Marc Marquez rrezikon mbylljen

Bagnaia megjithatë sheh edhe një anë pozitive: “Në këto raste e kuptoj se ku qëndron hapësira ime për përmirësim. Humbja e pikëve të tilla nuk është e mirë, duhet të kuptoj si të jem më i ftohtë dhe t’i mendoj gjërat më mirë. E kisha parë parakalimin, thjesht më duhej të prisja. E vetmja gjë pozitive është që nuk pengova Quartararo. Gjithsesi ai ishte në vështirësi gjatë gjithë garës, Aleix përfundoi prapa dhe nuk shkoi keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *