• |
ide | kryesore

Dalin Exit Poll/ Kush i fitoi zgjedhjet në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
exit poll



Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e Exit Poll-eve të para për zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel në Itali. Sipas tyre në krye të rezultateve është “Fratelli d’Italia” e Giorgia Meloni me 23.5% të votave. Kështu ajo shkon drejt karriges së kryeministres së vendit. 

Pas ndjek Partia Demokratike e së majtës me 20.3% të votave. “Levizja 5 yjet” vjen me 16.1% të votave dhe e katerta “Lega” e Mateo Salvinit me 9.6% te votave. Ndërsa “Forza Italia e Sivio Berlusconit shkon nga 6 ne 8% të votave. 

Ajo që ka më shumë rëndësi janë koalicionet. Sipas Exit Poll, qendra e djathtë shkon nga 41,5% – 45,5% të votave. Pjesë e saj janë Meloni, Berlusconi dhe Salvini. Në këtë mënyrë ata do të merrnin nga 219 në 257 deputetë në Dhomën e Ulët. 

Ndërsa qendra e majtë shkon nga 25% në 29% që përkthehet nga 68 në 104 deputetë. Lëvizja 5 yjet mund të luhatet nga 14% në 18% me 21 deri në 51 deputetë. Rënie e dukshme për këtë forcë. Ishin 51 milionë italiane që kanë të drejtë vote. Qendrat u mbyllën në orën 23.00 dhe deri atëherë votuan 64.67% e zgjedhësve. Pjesëmarrja duket më e ulët se në 2018-ën kur dolën të votonin 73.3% e zgjedhësve.    

Lajm në përditësim…

Koalicionet në Senat

Koalicionet në Senat

Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve
Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve



14 Comments

  1. Bashkimi Europian duhet te shperbehet pasi paguan prej vitesh kot njerez parazite dhe qe sjane zgjedhur drejperdrejte nga populli si puna e Kurvsula Van der Lajen

  2. Italia e disiplines dhe e moralit po fiton ! Shprese dhe per katoliket tane martire te dezertojne nga rreshtimi i manipuluar me shumë intrige nga e majta e pergjakur tradhetare.

    1. Rilindasit nuk marin vesh nga keto lajmet pertej Shqiperise se se kane idene ca behet. Ato jane programuar qe ti bejne furca vetem lajmeve qe kane te bejne me Paulin Ramen. Kaq eshte misioni i tyre:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *