• |
ide | kryesore

Detaje nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

-Instant, Paparazzi, Slider
Armina-Mevlani-dhe-Shkelzen-Berisha.png



Ditën e sotme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të mbahet në Shijak.

Thuhet se ceremonia do  të nisë rreth orës 17:00. Më pas do të ketë një darkë me gatime tradicionale eë bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë. Të ftuar do të jenë rreth 300 persona. Disa prej të cilëve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit si dhe  figura të politikës.

Vetë Armina  zbuloi disa detaje nga festa e dasmës në emisionin ‘Goca dhe Gra”.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha, është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menuja e dasmës do të jetë tradicionale. Për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina.
Blogerja tregoi  gjithashtu se do të mbajë mbiemrin e saj dhe se një prej fustaneve është bërë nga një prej stilisteve të saj të preferuara, Viviene Westwood”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/01/armina-mevlani-gati-te-nderhyj-ne-trupin-e-saj/



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *