• |
ide | kryesore

Dumfries, motivon Interin në momentin e krizës: “Duam të fitojmë titullin, humbja e vitit të shkuar djeg”

-Instant, Sport
Dumfries



Në shtëpinë e Inter ka një dëshirë për shpengim dhe për të ngritur menjëherë kokën pas pauzës së kombëtareve. Këtë e konfirmon Denzel Dumfries, i cili foli për momentin e zikaltërve nga grumbullimi i kombëtares holandeze: “Duam të fitojmë titullin sepse e humbëm sezonin e kaluar. Ajo ndjenjë ende djeg shumë”, tha anësori për De. Telegraaf. Një motivim plus i ardhur nga Holanda, për të karikuar ambjentin zikaltër në funksion të ndeshjes ndaj Romës të planifikuar për të shtunën.

Dumfries foli më pas edhe për merkaton e transferimeve. Ai evidentoi edhe dallimet mes filozofisë së lojës që zbuloi në Serie A dhe asaj të kombëtares oranje: “Interes nga klubet e tjera? Padyshim që më pëlqen, por mbetem i fokusuar te Interi. Këtu në kombëtare ushtrojmë presion ndaj zotëruesi të topit. Ndërsa në Itali mbrohet shumë mirë nga pozicioni i tij. Edhe të qëndrosh i qetë kur kundërshtari e ka topin është art. Kombëtarja megjithatë nuk është një ndryshim i madh për mua. Kthej vëmendjen sapo hipi në avion”.

Lexo më tej: Marotta, mbështetje Inzaghit, alibi për asnjë: Interi, nga tetori në mes të nëntorit, 12 ndeshje vendimtare

Një koment i mbrojtësit edhe për teknikun oranje Van Gaal: “Jam i lumtur që trajneri më lavdëron për impenjimin, fuqinë time dhe aftësinë e të vrapuarit. Me të mund të bëhem një lojtar më i mirë. Por për ta bërë këtë duhet të jap gjithçka, në çdo seancë stërvitore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *