• |
ide | kryesore

Favoritja për kryeministre të Italisë tregon “pjeprat” ditën e zgjedhjeve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Favoritja



Më e përfolura e këtyre zgjedhjeve në Itali ka qenë pa dyshim Giorgia Meloni. Drejtuesja e forcës “Fratelli d’Italia” është favoritja për të qenë kryeministrja e ardhshme.

Ditën e zgjedhjeve të gjithë liderët votuan që në mëngjes, por ajo vendosi ndryshe. Ajo do shkojë të votojë vetëm pak para mbylljes së kutive. Më herët gjatë ditës ajo publikoi një video me 2 pjepra në duar.

“25 shtator. I thashë të gjitha” – thotë ajo në një video të publikuar në Tik Tok. Në këtë mënyrë favoritja e këtyre zgjedhjeve ka dhënë një mesazh të koduar. Mbiemri i saj, Meloni përkthehet “Pjepër”.

Në zhargonin e gjuhës italiane “pjeprat” janë gjoksi i grave. Duke shkelur syrin, në këtë mënyrë u duk si një mesazh për gratë që të shkojnë të votojnë. Nëse zgjidhet, Meloni do të jetë gruaja e parë kryeministre e Italisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Të dielën zgjedhjet në Itali/ Kush është gruaja që po bën Evropën të dridhet

Profil/ Kush është neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet në Itali

Itali/ Ç’ndodh nëse fiton koalicioni i djathtë. Pse Europa është e shqetësuar?



17 Comments

  1. Lapsi,pse e fusni ne thonjeza fjalen pjepra, ato ne fakt pjepra te vertete jane. Ah Lapsi, lapsi sa mendje te keqe qe keni hahahah na shkrive me kete titull.

  2. Keta pepinot kurverine e dallaveret i kane ne gjak.
    Roma e lashte nga batalionet e kurvave dhe vera alkooli mbajten perandorine per 600-700 vjet…
    Prandaje pepinot e sotem 110 breza pjelle kurvash jane…..
    Prandaje dhe nuk ngopen me drogera dhe perversitete…

  3. Nuk eshte pozitive per Shqiperine zgjedhja e saj, sepse do veproje kunder emigranteve! Per ata lart qe e simpatizojne qenkan kunder vetvetes

    1. jemi pro parimit jo kunder vetes

      ne kur dalim kunder parimit dalim kunder vetes

      nuk jena si njerzit pa identitet qe jetojne si kafshet vetem per te mbushur barkun

    2. Po edhe po nuk qe pozitive per Shqiperine, ca pastaj? Italianet votojne per cfare ato mendojne se eshte pozitive per veten e tyre, per Italine. Nuk votojne se cfare do jete pozitive per Shqiperine, Turqine, apo Gjermanine. Pastaj shqiptaret e kane mbaruar fazen e emigracionit me Italine, tani eshte trendi Gjermani, Angli.

  4. Ksaj pjeshkes akoma pa hyp ne pushtet jan kan pre bileten globalistet. Qe tani po e therresin neofashiste. Po te jesh patriot dhe te mbrosh interesat e vendit tend pa u shitur te mafja globale je fashist.

  5. Po cna plasi ne nese italianet kane zgjedhur pjeprin apo shalqinin.
    Pune per ta.
    Sa per “shqetesimin” e dikujt se eshte pozitive apo negative per ne, me duket krejt i pavend. Zgjedhjet ne Itali behen per italianet.
    Ne na takon te bejme zgjedhjet e duhura ketu ne Shqiperi per shqiptaret.
    Edhe sikur te behet Italia vendi me i begate ne bote, nuk kane per ta care koken per ne fare. Mos haroni se kur e kane ndjere veten te fuqishem, na kane pushtuar dhe jo vetem nje here.
    Tani jane vend i kalbur e ne regres total, ndaj hera-heres bejne sikur na qajne hallin.

    1. Lapsi lapsi nuk e mendoja të ishit kaq të papërgjegjshëm!!!As e keni idenë për ca shkruani e botoni.Si mud të jeni kaq seksista!!Se kuptoni ironinë e fotos.Tek e fundit fushata elektorale kërkon ironi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *