• |
ide | kryesore

FOTO/ Kaos në shumë qendra votimi në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
radhe itali



Radhë dhe probleme në shumë qendra votimit në Itali. Vendi fqinj mban sot zgjedhjet për qeverinë e re. Ndryshe nga herët e shkuara zgjedhjet po kalojnë pa probleme teknike. Për shkak të tyre janë krijuar radhë të gjata qytetarësh që presin të hedhin votën e tyre. Mediat italiane raportojnë se probleme ka nga Aosta në Catania, por edhe Milano, Torino, Romë dhe Cagliari.

Shkak është bërë një kupon kundër abuzimit me votën që u aplikua fillimisht në zgjedhjet e 2018-ës. Me ndryshimet në Kodiun Zgjedhor italian, çdo qytetar merr një kupon për të parandaluar shkëmbimin e votës apo hyrjen e fletëve të votimit nga jashtë. Kuponi është një kod alfanumerik progresiv që shkëputet nga fleta e votimit pasi qytetari merr fletën për të votuar.

Më pas qytetari shkon në dhomën e fshehtë ku shpreh preferencën e tij. Përpara se të hedhë fletën në kuti, kryetari i komisionit kontrollon nëse numri i kuponit është i njëjtë me atë të shënuar përpara marrjes së fletës. Vetëm pas këtij kontrolli, fleta e votimit mund të futet në kuti.

Zgjedhësit duhet të kontrollojnë që ky kupn është shkëputur nga fleta. Në të kundër vota e tyre konsiderohet e pavlefshme dhe anulohet. Por kjo procedurë e zbatuar vetëm për herë të dytë në zgjedhje duket se po has në probleme.

Procedura ka vonuar votimin në shumë qendra. Mediat italiane thonë se në shumë qendra ka radhë njerëzish që presin. Janë 51 milionë italiane që kanë të drektë vote. Deri në orën 12.00 kishin votuar 19.21%, një shufër e ngjashme me zgjedhjet e 2018-ës. Qendrat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 23.00 ©LAPSI.al

Elezioni, da Aosta a Palermo code e caos ai seggi: colpa del tagliando antifrode? Elezioni, da Aosta a Palermo code e caos ai seggi: colpa del tagliando antifrode? Elezioni, da Aosta a Palermo code e caos ai seggi: colpa del tagliando antifrode?

Elezioni, da Aosta a Palermo code e caos ai seggi: colpa del tagliando antifrode?



3 Comments

    1. Sherbetor ne shtepine e tjetrit kur nuk di te manaxhosh shtepine tende thotë:

      Italia E MADHE ? Italia asnjehere nuk ka qene e madhe. Shiko se sa italjane kane emigruar nga vitet 1955 – 1979 ne Gjermani dhe France. Nje ne 3 meshkuj te afte per pune ( sidomos nga jugu i italise) emigroi ne Europen Verjore. Italia eshte thjesht viktime e kultures se saj mesdhetare per sa i perket korrupsjonit, disiplines dhe serjozitetit ne pune, rrumpallizmit ne qeverisje ( mesatarist eshte nderruar nje qeveri ne cdo 2.5 vite) . Po mos ishte Franca dhe Gjermania , Italia do ishte shume me keq akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *