• |
ide | kryesore

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio zyrtarisht cift

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas shumë spekulimeve, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio thuhet se janë zyrtarisht në lidhje. Lajmi u konfirmua nga burime të afërta të dyshes të cilët treguan se ata ndihen shumë mirë me njëri tjetrin.

” Leo e ka admiruar gjithmonë Gigi. Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur. Një vajzë e kulturuar dhe e arsimuar. Atij i pëlqen shumë fakti që ka një fëmijë dhe është e pjekur. Leo dëshiron të jetë me dikë që ka të njëjtat ide për kauza të mira dhe pikëpamje politike si ai. Miqtë  e tyre janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi”.

Thashethemet për  një  romancë  nisën në fillim të këtij muaji pasi u panë  së  bashku në një festë në New York. Në atë kohë,cifti  thuhet se ishin ulur në të njëjtën tavolinë, me foto që tregonin të dy duke biseduar.Para Gigi Hadid , DiCaprio ishte i lidhur me modelen Camila Morrone. Ata i dhanë fund lidhjes 4 vjecare në gushtë të këtij viti. Ndërkohë,modelja  është ndarë nga Zayn Malik për pak më pak se një vit. Ata  kanë së bashku vajzën dyvjeçare, Khai./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/21/vendimi-i-gigi-hadid-per-lidhjen-e-saj-me-leonardo-dicaprio/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *