• |
ide | kryesore

Habit patriarku Kirill: Ushtarët që vdesin në Ukrainë u lahen mëkatet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kirill



Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse bëri një deklaratë të pazakontë në predikimin e tij të kësaj të diele. Ai tha se të gjitha mëkatet do të lahen për ushtarët që vdesin në Ukrainë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin duke përmbushur detyrën e tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra” – tha patriarku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ditët e fundit Kirill u kishte bërë thirrje besimtarëve që të angazhoheshin në luftë. “Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Perëndinë në mbretërinë e tij”.

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit hebre rus që të japë një “kontribut të fortë” për identitetin multietnik të vendit. Deklaratën e bëri në një mesazh me rastin e Vitit të Ri hebre.

“Është shumë e rëndësishme që duke u qëndruar besnikë traditave shpirtërore, hebrenjtë e Rusisë të japin një kontribut të fuqishëm në diversitetin kulturor në vendin tonë.

Kjo për të forcuar harmoninë ndëretnike dhe parimet e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës fetare”, – tha ai. Megjithatë dhjetëra mijëra hebrenj janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Të tjerë pritet të ikin pas shpalljes së mobilizimit.

Në krahun tjetër zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk i tha BBC se Moska po mban peng civilë. “Civilët nuk janë liruar gjatë disa shkëmbimeve të të burgosurve. Civilët duhet të kthehen, jo të shkëmbehen.

Mes tyre ka shumë gra. Gratë duhet të lirohen, sepse rusët po sillen në mënyrë të tmerrshme. Ata abuzojnë, rrahin gratë tona, torturojnë gratë tona. Bota nuk duhet të shikojë në heshtje sesi gratë tona vriten në burgje” – tha ajo. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Normal,kur vritesh je lare nga gjynahet.
    Edhe prfti yne keshtu those kur bandit vriten per qejf njera me tjetren.

  2. Sipas kesaj llogjike, te gjithe Nazisteve i jane lare mekatet dhe kane shkuar ne Parajse, gjithmone nese ka nje te tille…
    Gjithsesi une besoj se Ushtaret Rus qe shkojne per te pushtuar Ukrahinen nuk do te shkojne as ne Ferr as ne Parajse, thjesht do te behen Luledielli.

  3. Vetem nje djall do fliske ne kete menyre,nje prift i “zotit” kurrsesi.
    Kjo tregon qarte se predikimet jane dogma,njerezimi ska nevoje te degjoje parazitet per te jetuar ne te drejten e vet,pa cenuar te drejten e tjetrit.
    Por kjo bote ka marre tatepjeten dhe mekataret me te medhenj jane ata qe shesin dengla per moralin apo drejtesine.
    Por ligesise po i vjen fundi,drita e çben erresiren,njerez ndjejeni driten ne shpirtin tuaj dhe deshironi nje bote te paqte,plot miresi e harmoni.

  4. Tek ne shqiptaret vetem nje deklarate jo aq normale te beje ndonje prift apo hoxhe, reagojme fuqishem(se jo me po per ndonje deklarate kaq skandaloze), kurse tek serbet apo edhe te keta ruset njesoj qenka, cdo gje qe te thote Presidenti e sidomos prifterinjte e tyre, e besojne. Kjo tregon cfare niveli jashtezakonisht te ulet te inteligjences kane. Per serbet,per dy nga karakteristikat e tyre e pranojne ne heshtje edhe vete serbet,pra qe jane popull me gen kriminel, dhe te paditur, me IQ me siguri me pak se 60, po keta ruset sikur na e propagandonin qe kishin pasur shkence dikur, apo ishte krju kjo pershtypje e gabueshme, se prape i kane marre meritat e popujve sovjetikeve (balltikeve, ukrainasve qe jane nder me te zgjuarit), Ja pra ky Kirlli, kermilli i Putinit, se cfare inteligjence ka, dhe i nxjerr nga goja me kaq lehtesi keto brockulla, sepse e di qe i besojne. Sa shume u paska ngjare ky vllau i vogel ardhacak ballkanik, ketij vllaut te madh

    1. Mjaft me budallalliqe se bohesh qesharak. Nuk i do njeri Serbet e Ruset, por evito patetizmat se nuk na mush menjen dot me budallalliqe. Robi eshte njelloj ne gjithe boten..

      1. Mos u merzit Z.Kozmopolitans, se fundjave eshte, edhe na lejohet te qeshim pak kur na bejne per te qeshur. Do ta kem parasysh verejtjen & deshiren tende,dhe do e ul pak dozen,meqe ia kam tepru pak keto dite, per ruset (se per serbet kurre ska teprim),por dhe ti shqetesohu dhe behu avokat per vetveten me shume se sa per ta,se kemi plot probleme qe mund te reagosh me kaq pasion,sic po reagon per ta.

    2. Kjo qirrillua ka qene oficer i larte spiun i kgb
      Ky eshte me ateist se putinka…
      “Ose me ateist se baba monda qe ka qene sigurims…”
      Por ngaqe 80% e ruseve hane patate dhe jetojne si skllever……
      Normal se manipulohen kollaje….
      Kur putinka uron Hebrenjte per festen e tyre…
      Le te kuptohet ……
      se po nuk iket nga rusia do i cfarose te gjithe…
      Derra ruse derra chechene le te behen fertilizante per grurin dhe lulediellit te Ukraines se lire.
      Fare e keqe uralosiberiane.

      1. Po pra tani u kujtu qe rusia qenka multietnike,se i duhen ushtare nga minoritetet, se deri sot i ka shtyp gjithe pakicat e tjera.Po e ndjen fundin

  5. Hahahahahah.
    Qeshnit asokohe me Niçen kur tha se ZOTI VDIQ!
    HAHAHAHAH. TANI QESH NIÇE ME KETA MONSTRA DHE ATA QE I NDJEKIN😅😅😅😅😅

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *