• |
ide | kryesore

Itali/ Ç’ndodh nëse fiton koalicioni i djathtë. Pse Europa është e shqetësuar?

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Të dielën, më 25 shtator në Itali votohet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, që mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.

Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Partia Vëllezërit e Italisë ka pasur një rritje të mbështetjes elektorale pasi qëndroi jashtë Qeverisë së Draghit. Liga Veriore, e udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit ishin të dyja pjesë e Qeverisë dhe mbështetja ndaj tyre ka rënë.

E djathta është ndihmuar edhe nga ndasitë e bllokut të së ashtuquajturës “qendra e majtë”. Aty ku përpjekjet e Partisë kryesore Demokratike (PD) për të formuar një aleancë të gjerë elektorale, dështuan.

Si rrjedhojë, tashmë janë tri grupe kryesore të qendrës ose të qendrës së majtë që luftojnë për vota. PD-ja dhe aleatët e saj: partia qendrore Veprimi dhe aleati i saj Italia Viva; dhe në fund Lëvizja 5 yjet.

Sistemi zgjedhor i Italisë favorizon grupet që janë në gjendje të krijojnë aleanca të gjera, me gjasë duke favorizuar fitoren e bllokut të krahut të djathtë.

Aktoret kryesore

Meloni, 45 vjeç, një ish-ministre e Rinisë, i ka dhënë vitalitet partisë së saj. Parti e cila ka rrënjë post-fashiste dhe pritet që të marrë 25 për qind të votave. Kjo krahasuar me 4 për qind që kishte marrë në zgjedhjet e fundit në vitin 2018.

Salvini, 49 vjeç, një ish-ministër i Brendshëm, i cili mban një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit, por që ka bërë një sërë gabimesh politike gjatë tre vjetëve të fundit dhe është eklipsuar nga Meloni.

Berlusconi, 85 vjeç, një ish-kryeministër që ka arritur të mposhtë shëndetin e lig dhe skandalet e shumta. Ai ka mbetur një lojtar kryesor në aleancën e djathtë, edhe pse tashmë Forza Italia e tij është partneri më i vogël mes tri partive kryesore të saj.

Enrico Letta, 56 vjeç. Kreu i Partisë Demokratike dhe një tjetër ish-kryeministër. Dështimi i tij për të ndërtuar një koalicion të qëndrueshëm të partive të qendrës së majtë bëri që ai të përballej me një disfatë politike.

Giuseppe Conte, 58 vjeç, udhëheqës i Lëvizjes 5-Yjet. Si kryeministër gjatë periudhës 2018-21, ai shkaktoi zemërim kur partia e tij tërhoqi në korrik mbështetjen ndaj Qeverisë së Draghit, duke nxitur përçarje që çuan në zgjedhje të parakohshme.

Votimet

Vendvotimet janë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 23:00 sipas kohës lokale.

Pothuajse 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë, nga të cilët 4.7 milionë jetojnë jashtë vendit.

Votuesit do të zgjedhin një Parlament me një numër të reduktuar ulësesh në Dhomën e Ulët (400 nga 630). Senati do të ketë 200 vende nga 315 të mëparshme.

Fokusi

Synimi kryesor i koalicionit të djathtë do të jetë fitimi i shumicës në të dy dhomat e Parlamentit. Kjo dukej se ishte pothuajse e sigurt kur u publikuan sondazhet e fundit. Por, një rritje e mbështetjes ndaj Lëvizjes 5-Yjet në jug mund ta bëjë më të vështirë fitoren në Dhomën e Lartë në Senat.

Një shumicë prej më shumë se dy të tretave do t’i hapte rrugën Parlamentit për të bërë ndryshime në Kushtetutë pa pasur nevojën e referendumeve.

Parlamentarët e zgjedhur nga zonat elektorale jashtë territorit të Italisë mund të ndryshojnë ekuilibrin në një garë të ngushtë. Ka tetë vende të tilla në dispozicion në Dhomën e Ulët dhe katër në Senat.

Po pastaj?

Formimi i koalicioneve në Itali është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë. Por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës.

Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar.

REL



8 Comments

  1. Se pari, nuk e kuptoj pse duhet te ndjekim deri ne detaje zhvillimet politike ne Itali. Ky eshte nje vend qe ka mare te tatepjeten. Edhe ate pak kredibilitet e influence qe shfaqte dikur e ka humbur e tani shume pak ndjehet roli i Italise ne zhvillimet nderkombetare, perfshi edhe ekonomine e saj qe e zhytur ne borxhe ka hyre ne nje qorsokak.
    Se dyti, pse i shqeteson te tjeret, vecanerisht BE – ne ne se fitojne forcat e djathta? Demokracia eshte vetem per forcat e majta?
    Personalisht nuk kam ndonje simpati te vecante per forcat politike qe quhen te djathta, ndonese as per ato te majta nuk ushqej ndonje iluzion. Por ne se italianet, populli me te drejte vote, zgjedh te djathtet, me cte drejte politikanet nga vende te tjera duhet te kritikojne kete zgjedhje?
    Kjo nuk eshte nje beteje midis te djathteve dhe te majteve, eshte nje beteje midis “mendimit unik” te atyre qe duan te komamdojne boten me nje dore te vetme dhe grupeve te ndryshme qe nuk e pranojne kete zgjedhe e duan te eksplorojne rruge te tjera, pavaresisht ne se jane rruge te mira apo te keqija.
    Behet fjale per kontroll total, ja pse shqetesohen nderkombetaret per ndonje devijim nga skenari.

  2. Rrofte e Djathta, rrofte Konservatorizmi. Posht dhe robt ku ti kene me rradhe te majtet, pederastat, lezbot, transat, queers e me rradhe mostrat lgbtq

  3. Europa mos te shqetesohet fare nga rezultati i zgjedhjeve te lira. Europa vet te can trapin duke te fol per zgjedhje te lira e demokraci, por ne momentin qe rezultati i atyre zgjedhjeve te lira apo lideri i asaj force i zgjedhur nga populli i atij vendi nuk ju pelqen burokrateve te pavotuar Europiane, athere eshte problem. Europa duhet te shperbehet e cdo shtet te ket sovranitet te plote e jo te drejtohet nga nje kukull si Ursula Von der Leyen qe se ka votuar asnje qytetar europian.

  4. “Shqetesimi” i BE per zgjedhjet ne Itali ka te beje me krizen e tij te brendeshme dhe kupoles pa kapacitetin e duhur per ta perballuar kete situate.

    Berluskoni, Meloni e Salvini kane qene ne qeverisjen e vendit dhe BE nuk eshte shqetesuar per kete.

    Pa asnje lloj simpatie per keta personazhe te politikes italiane, nuk mund te mos kujtoj te djathten ne Hungari, Poloni, Suedi, e jashte BE-se, por ne Europe, te cilet nuk llogarisin as normat e Unionit kur bëhet fjale per interesat e vendit apo qeverive te tyre.

    Pra shqetesimi i BE nuk eshte thjesht Italia, por zgjerimi i zones ku popujt shprehin mosbesimin me voten e tyre.

    Eshte detyre e krereve te BE te adresojne mosbesimin dhe pakenaqesite e vendeve anetare ndaj tij.

  5. Athere duket qe hapesira mes asaj cfare duan popujt dhe assj cfare duan kreret e BE sa vjen e zgjerohet. Kjo tregon kreret e BE ose jane ” out of touch” ose demokracia e vota e lire eshte vetem fasade per ta.

  6. Perendimi ka diktaturen me te eger dge me te poshter qe ekziston. Nje diktwture e hapur eshte me e mire sepse e di me cfare perballesh dhe mund re manovrosh por Perendimi e ka nen hije diktaturen e eger te fshehur nen petkun e Demokracise. Ata te lene te llapesh dhe vijne mafiozet te ekzekutojne sic ekzekutuan te ndherin Kastriot Myftaraj. Qeveri dhe Mafie jane nje. Kapitalizmi i eher dhe oligarkik jane Armiket numer nje te demokracuse sepse oligarket duan fuqine dhe demokracia ja jep popullit fuqine. Thjesht Demokracia eshte iluzion per te mbajtur masat popullore te neneshtruar pa perdorur armet. Kapitalizmi njeh vetem babezine dhe Zot eshte paraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *