• |
ide | kryesore

Kavajë – Durrës/ Përplasen 4 makina, plagosen 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kavajë



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Kavajë – Durrës. Policia njofton se janë përplasur 4 automjete. Sipas të njëjtave burime kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende nuk dihet shkaku i aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak. datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *