• |
ide | kryesore

Kontrollet “blic” në Gjirokastër, prangoset një 27-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit
grua, atentati,



Në vijim të kontrolleve “blic” për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Garo, 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *