• |
ide | kryesore

Meta: 67% e sasisë së ujit humbet ose vidhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dea, meta,



Ilir Meta akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve.

Në një konferencë për mediat Kryetari i Partisë së Lirisë tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%. Meta bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. Pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm. Edhe ai ka efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, tha Meta.

Lexo më tej: Meta thirrje: Ruani sahatet se patronazhistët mund t’ua mbifaturojnë 

Lexo më tej: Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria 

Lexo më tej: Llogaritë sa do paguajmë/ Qeveria pesëfishon çmimin e energjisë për dimrin 



17 Comments

  1. I ngatrrove gjonat mduket. Qeveria po ve n zbatim projektet per mirmenaxhimin e unit e te energjis elektrike pa e ndryshuar cmimin e tyre

  2. U knaqe duke shpif tani qe je ne opozite , po aty do rrish perhere sdo vish ndonjehere ne pushtet se populli ta ka pare fytyren

  3. Temen e semes, po ne ja kemi besuar zorrat e ujit Mira Kazanit dhe Bleta Dudushit, se ka mundesi kane lene ujin te rrjedhe kot? Apo kane pasur ne mend ta mbyllin pas emisioneve e kane harruar? Gjera qe ndodhin🤪

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *