• |
ide | kryesore

Nga pretendimet për kreun te rreziku i vendit të fundit: ja për çfarë vlen Islanda

-Instant, F1, Sport
Islanda



Ashtu si ndodhi me Poloninë për kualifikueset e Botërorit, edhe në Nations League ëndërrat e mëdha janë shuar me një zhgënjim të madh. Kombëtarja shqiptare është mundur në Tel Aviv 2-1 nga Izraeli dhe e sheh veten -7 nga vendi i parë. Skuadrën e Alon Hazan nuk e shqetëson më asgjë, por atë të Edoardo Rejas po. Duhet mundur Islanda.

Të fundit, dy pikë pas Islandës, tani luhet për të shmangur turpin në Grupin 2 të Ligës B. Në Air Albania do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga sa shpresonim, por po aq vendimtare. Vërtetë nuk luajmë më për kualifikimin, por duhet evituar vendi i fundit. Për prestigj e për asgjë tjetër. Sepse për të marrë një vend në vazon e dytë në kualifikueset e Euro 2024 as mrekullia nuk bën punë. Thjesht duhet mundur Islanda.

MOTIVET

Renditja në Ligën e Kombeve këtë vit do të përcaktojë edhe renditjen në vazo në shortin e Euro 2024 për skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë në grup garantonte matematikisht praninë ne vazon e dytë në short, por ai vend është i Izraelit. Sipas formulës, katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Por për këtë luftojnë Serbia e Ukraina me 10 pikë. Ndaj është e vendosur që Shqipëria do të renditet në vazon 3 në shortin e Europianit. Kjo do të thotë se do jenë të paktën 2 skuadra më të forta në vazot sipër saj.

Kështu për të lënë pas një seri 6 ndeshjesh pa fitore, e fundit 1-0 ndaj Andorras në 15 nëntor 2021, është e nevojshme ta mbyllim mirë turneun. Islanda është një ndeshje për tu fituar. Kuqezinjtë duhet të shohin më shumë nga statistikat, sepse janë një tregues. Ai tregues thotë se në 9 daljet e fundit kemi një fitore edhe atë kundër një kombëtareje të nivelit më të ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *