• |
ide | kryesore

Post Malone përfundon në spital pas incidentit në skenë

-Instant, Paparazzi, Slider
reper



Post Malone është shtruar së fundmi në spital. Reperi ka patur disa komplikacione si rezultat i rrëzimit të tij në skenë.

Përmes rrjeti të tij social,Twiiter, artisti u ka kërkuar falje fansave pasi është detyruar të anulojë shfaqjen e tij në Boston. “Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar ai në Instagram. “Në turne, zakonisht zgjohem rreth orës 16:00 dhe sot u zgjova nga një dhimbje në anën e djathtë të trupit tim. U ndjeva shumë mirë mbrëmë, por sot u përkeqësova. Kam probleme me frymëmarrjen. Kam një dhimbje therëse sa herë që marr frymë ose lëviz. Tani jemi në spital, por me këtë dhimbje, nuk mund ta bëj shfaqjen sonte.”

Megjithatë, ai i siguroi ndjekësve  se shfaqja do të riplanifikohej. “Më vjen shumë keq,” vazhdoi Post Malone . “Biletat e të gjithëve për shfaqjen e sotme do të jenë të vlefshme për ricaktimin që ne po planifikojmë tani. Edhe një herë, më vjen shumë keq, ju dua shumë të gjithëve. Të dua Boston, do të shihemi së shpejti.” TD Garden, vendi ku ishte planifikuar të performonte reperi, kishte lëshuar një deklaratë duke i zbuluar fansave se shfaqja ishte shtyrë. “Shfaqja e  Post Malone në TD Garden po shtyhet për shkak të rrethanave të paparashikuara.  Ruani biletat pasi mund ti përdorniër një datë të re ”, thuhet në njoftim./Lapsi.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *