• |
ide | kryesore

Rama në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty nuk duhej të ishte besuar kurrë

-Instant, Lajme, Të fundit



“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në  Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Rama rithekson edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë.

Rama: Nuk mundem të mos ndaj me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën e pikë së pari për botën demokratike.

Lexo edhe:

Rama nxjerr dokumentin e rezolutës për KiE: Rishikoni pretendimin për trafik organesh të Dick Marty

Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me ermin Dick Marty e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve.

Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës. Raporti i tij ishte tronditës e jo vetëm shumë i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të Gjykatës për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarë botërore kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë provë apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve. E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën që u ngritën mbi këtë raport ndërkohë që flasim kanë arrestuar pa padi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ne mendojmë dhe shpresojmë që bazuar në këtë mungesë provash, Asambleja e Këshillit të Evropës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare.



47 Comments

  1. Krenare per kryeministrin tone per keto qendrime qe mban ndaj kosoven,e verteta duhet dal ne shesh sa me pare te jet e mundur

  2. Besoj tani te gjithe i eshte mbyllur goja qe sje vllai vucicit por je nje patriot i vertet me gjak dhe tradita shqiptare

  3. Te marri shembull ai plaku nongrada plehra e ketij vendi qe ndihmoj serbet me naft ne ate koh dhe tani na hiqet si i pafajshem

  4. Nje raport i pavlere qe fatkeqesisht u besua pa patur asnje argument dhe duhet te vertetojm patjeter te kunderten sepse kosova nuk ka asnje faj

    1. Ne menyren me te mire dhe me te pergjegjshme e ka konstatuar kte problem bravo i qofte nuk diskutohet per elokuence rama

  5. Me vjen mire qe ne cdo moment kryeministri Edi nuk e le pa e permendur situaten e Kosoves dhe eshte mbeshtetje per te

  6. Keta bytheqirat apo kurvat me lart qe nxjerr fallco fuga tregojne sa poshte ka denigruar kjo qeveri anti kombetare.
    Vucic deklaron se nuk e njeh Kosoven dhe keta masturbohen me fjalimet e Rames.
    Apo jo moj Spiropicka aman.

  7. Raporti i Dikut ka 11 vite i hartuar dhe nuk eshte vertetuar asnje pike e arij raporti , ASNJE , por shume shpejt e verteta do dale me shesh e te gjithe do ta shohin.

  8. Ishalla vertetohet sa me shpejt qe Thaci eshte i pafajshem,respekte per ju Edo qe i dilni gjithmone ne mbrojtje

  9. Ai raporte ishte krijuar nga serbet e riset dhe ju dha martit per ts prezantuar ne gjykaten e hages prandaj sduheg besohet ai raporte

  10. Keni shume te drejte zoti rama, bravo per mbeshtetjen e madhe qe po i jepni kosoves neper bote duke forcuar ate gjithnje e me shume me mbeshtetjen tuaj te pa lekundeur

  11. Duhen marr masa per kete shpifes sepse per ate kosov esht derdhur gjak dhe smund te dali ky e te thot gjera te paverteta per vllezerit tane

  12. Tani ky emrin me te vertet e ka dick po je te tregohet kaq Kar sic ka emrin sepse eshte duke folur per nje gje shum te rendesishme

  13. Kryeministri yne e ka treguar me se miri mbeshtetjen ndaj kosoves ne cdo moment te tyrin dhe me kete tregon se eshte nje patriot i vertet

  14. Nuk e di se si mund te besosh nje raport te tille, por do ja kthejme nderin te gjithe atyre qe luftuan per lirine e kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *