• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet për problemet me shëndetin mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka treguar se si aludimet rreth trajtimeve të saj për shëndetin mendor rënduan mbi të.

Në një kopertinë të Elle, këngëtarja rrëfeu se ishte prekur nga komentet kur mori trajtim për shëndetin mendor në 2014 pasi u diagnostikua me lupus. “Unë as nuk e di se çfarë besonin ata me të vërtetë se po bëja, alkool,festa” tha ajo.

Gomez vazhdoi të shpjegonte se rritja në sytë e publikut  e bënte atë të ndihej gjithmonë “si një objekt.  “Lupusi im, transplanti i veshkave, kimioterapia, të paturit një sëmundjeje mendore. Këto ishin të gjitha gjërat që sinqerisht duhet të më kishin rrëzuar”, shpjegoi ajo. “Sa herë që kaloja diçka, thoja: “Çfarë tjetër? Me çfarë tjetër do të kem të bëj?’”

Artistja ka qenë prej kohësh e sinqertë për betejat e saj me ankthin dhe depresionin dhe zbuloi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar. Për “Ndjeva se një peshë e madhe u hoq nga unë kur e mora vesh. Mund të merrja frymë thellë dhe të thoja, “OK, kjo shpjegon kaq shumë”,reflektoi Selena.

Pas përpjekjeve të shumta, ajo shpjegoi se të ndihmosh njerëzit është “me të vërtetë ajo që më bëri të vazhdoj”.

Selena Gomez ka vazhduar të kërkojë punë filantropike dhe u zotua se në vijim shpreson të shtojë një “aspekt bamirësie” në të gjitha projektet e saj: “Nëse diçka e mirë nuk po del prej saj, unë nuk do ta bëj. Nuk kam nevojë për para.”Pas dy sezonesh, emisioni i saj i gatimit HBO Max Selena + Chef ka mbledhur 360,000 dollarë për 23 organizata jofitimprurëse. Ndërkohë, marka e saj Rare Beauty përfshin fondin , i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për shërbimet e shëndetit mendor gjatë 10 viteve të ardhshme.

Perktheu: Lapsi.al
Marre nga: Hollywood Reporter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *