• |
ide | kryesore

Shifrat e fundit/ Del pjesëmarrja në zgjedhjet e Italisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shifrat



Autoritetet italiane kanë publikuar shifrat e fundit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të diel. Deri në orën 19.00 raportohet se kanë votuar 51.2% e atyre që kishin të drejtë vote.

Të dhënat i referohen rreth gjysmës së bashkive, 3913 nga 7904 të tilla. Kjo është shifra që raportohet nga Ministria e Brendshme. Në të njëjtin orar në zgjedhjet e 2018-ës shifrat flisnin se kishin kishin votuar 58.83% e zgjedhësve.

Qendrat u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23.00. Pothuajse 51 milionë qytetarë janë thirrur në votime. Mbi 46 milionë ndodhen në Itali dhe më shumë se 4 milionë janë jashtë vendit dhe e kanë shprehur preferencën e tyre me postë.

Në Siçili, votuesit po votojnë edhe për rinovimin e Asamblesë Rajonale. Pjesëmarrja në orën 19.00 atje ishte 50%. Në shumë qendra votimi ka pasur probleme teknike. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Të dielën zgjedhjet në Itali/ Kush është gruaja që po bën Evropën të dridhet



7 Comments

  1. Eshte e habiteshme qe orari i votimit ne Itali eshte nga ora 7.00 deri me 23.00!

    Italianet jashte vendit dergojne voten ose votojne ne vendet ku jane dhe ne Europe edhe vende me popullsi me te madhe i mbyllin zgjedhjet ne oren 19.00 ose 20.00, madje ne Belgjike edhe me heret, sepse ne oren 20.00 del rezultati i votimit, i cili behet elektronikisht.

    1. E kupton ku ka perfunduar Europa marksiste qe te jesh pro “Zotit, atdheut, Familjes”, te quajne ekstremist i djathte🙈🙈. Ja mberritem dites qe llogjika dhe normalja te quhet ekstremizem dhe degjenerimi, bythqimlleku LGBT e prindi 1 e prindi 2 te quhet “normale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *