• |
ide | kryesore

Sylvester Stallone heq dorë nga divorci, ribashkohet me modelen

-Instant, Paparazzi, Slider



Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen. Lajmi vjen  një muaj pasi dyshja paraqiti kërkesën për divorc.

“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi. Cifti biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre,” tregoi përfaqësuesi i tyre. “Të dy janë të lumtur. Fotografia që Stallone postoi me Flavin të kapur për dore, ishte “për të paralajmëruar për atë që po vinte”.

Aktori dhe modelja  kanë tre vajza: Sophia, Sistine dhe Scarlet. Aludimet për ndarjen e tyre nisën pasi Sylvester Stallone u pa duke mbuluar  dy tatuazhe që ai kishte bërë për Falvin. Mediat nisin të raportonin se cifti pati një grindje të madhe për blerjen e qenit të ri. Disa burime  pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi në “një debat të ashpër që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.

Më vonë, aktori i mohoi këto thashetheme, duke i thënë TMZ: “Ne nuk e përfunduam lidhjen për shkak të një debati”. Mirëpo, ai pranoi se ata nuk ishin dakord se “si të kujdeseshin për qenin” duke qenë se  shpesh udhëtojnë dhe jetojnë në dy shtëpi./Lapsi.al

Lexo edhe: https://lapsi.al/2022/08/25/sylvester-stallone-konfirmon-ndarjen-nga-jennifer-flavin/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *