• |
ide | kryesore

Takimi me ambasadoren Kim, Meta: Patëm një bisedë shumë të hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur edhe për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim disa ditë më parë. I pyetur nga gazetarët në sallë, ish-presidenti kujtoi se marrëdhëniet me SHBA i ka pasur dhe i ka të shkëlqyera.

Me ambasadoren, Meta tha se pati një bisedë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese.

“Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të forcimit të partnerit tonë strategjik dhe të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATO-s.  Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA-ve. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, bashkëpunuese. Këtë mund të thosha…”

Kurse, i pyetur nëse ndodhet përballë dy zgjedhjeve, mes SHBA dhe Berishës, kreu i PL-së tha se partia e tij nuk zgjedhje të tilla, pasi ajo ka programin e saj dhe është e pavaruar. Po ashtu, sa i përket mesazheve që ndau me ambasadoren ditën e takimit, ish-presidenti theksoi se ndër të tjera i shprehu kryediplomates amerikane bindjen e tij se “non grata” ishte një vepër e Bashës dhe Ramës.

Lexo edhe:

Ambasadorja e SHBA-së takoi Ilir Metën, reagon Berisha

Meta: “Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord.

Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo të çdo partie tjetër.”



19 Comments

  1. Partia e likes partia leshit me sakt nuk mind t jap nje mendim t sajen neper konferenca se kshu neoer tthirrje protestash duket qart se cmendim e cfar ane mban

    1. Ambasadore qesharake, a takohet ky monster dhe pse. Shqiptaret presin qe edhe me ndikimin e ambasadores drejtesia ” e re” te fusi ne autoburg Berishen, Ramen, Meten dhe bashkepuntoret e tyre dhe ti mbyllin ne nje burg me drogaxhijte, trafikantet dhe hajdutet ordinere. Kjo takon Meten, pika qe si bie.

    1. Sa here del Meta , Berisha dhe palloshi kurvat me pagese i ke gerrmice .
      Sa jane keto kurva ? me gjithe keto potrale duhet te jene me shume se 1000 kurva qe paguhen me taksat tona . Ropt ku ti kini o shushunja te se keqes

      1. duan te han qe te mbijetojne
        nuk te vjen keq?

        po gjeten ndonji pun tjeter e len kete qe ne mundesine epare

  2. o Dezhurni mavi i lapsit perse nuk shkruan njehere e mire por perdor 20 emra me fjali te ndryshme por te njejta ne koncept, apo qe te duket sikur jane shume persona qe jane kundra. Se keni marre vesh qe i ka dale boja lojes tuaj apo jeni akoma ne autobus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *