• |
ide | kryesore

Vajzës problematike i djegin makinën, akuzon deputetin e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetin



Flet Deizi Arapi, e reja së cilës sot iu dogj makina para shtëpisë. Ajo akuzon deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati.

Sipas saj, gjithçka ka lidhje me një konflikt të vjetër që ka pasur me deputetin demokrat, i cili asokohe, mbante pozicionin e kryetarit të Bashkisë. Arapi, e bërë e famshme edhe disa muaj më parë pasi u konfliktua me policët për prishje të rendit publik, deklaron se ka të bëjë me pushimin nga puna të nënës së saj 4 vite më parë.

Ndërsa kjo nuk është hera e parë që Deizi Arapit i djegin makinën, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë. Në dëshminë e saj, Arapi thekson se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkëmbyer fjalë me një person, i cili e ka ndjekur gjatë gjithë ditës. Për të ajo deklaron se është punonjës i një karburanti në pronësi të Bledion Nallbatit.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”. Kështu është shprehur vetë Deizi.

E shkuara ‘problematike’

Rasti i Deizi Arapit është njohur menjëherë nga mediat për shkak të situatave të mëparshme që kjo shtetase ka kaluar në Qytetin e Bilishtit. Pak javë më parë ajo bashkë me të motrën e saj 23 vjeçare janë vënë nën pranga nga policia për prishje të qetësisë dhe rendit publik. Ndërkohë, Deizi Arapit më herët i është djegur një tjetër makinë. Për këtë rast akuzonte një tjetër vajzë me të që kishte pasur konflikt.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *