• |
ide | kryesore

Video/ Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonë: në Berlin përmirëson shifrat e 2018, në moshën 37 vjeçare

-Instant, Lapsi Leaks, Sport, Video
Kipchoge



Eliud Kipchoge nuk njeh moshë e kohë. 37-vjeçari kenian, dy herë kampion olimpik, vendosi rekordin e ri botëror në maratonë. Arritjen atleti e bëri në edicionin e 48-të të Maratonës së Berlinit me kohën 2h01’09 “. Keniani thyen kështu rekordin prej 2h01’39” që ai vetë e kishte vendosur, po në Berlin, në edicionin e vitit 2018.

Për Kipchoge kjo është fitorja e katërt e marrë në rrugët e kryeqytetit gjerman, në pesë pjesëmarrj. Më parë ai kishte triumfuar në 2015 me kohën 2h04’00”, në 2017 me 2h03’32 dhe në 2018 duke kornometruar kohën në 2h01’39”.

Lexo më tej: VIDEO/ Racizëm në maratonën e Tiranës? Atletja keniane refuzoi Erion Veliajn dhe Luiza Gegën

Kështu Kipchoge barazohet me Haile Gebrselassie, i cili ishte i pari që kaloi vijën e finishit të Maratonës së Berlinit për katër vjet rresht. Etiopiani dominoi garat e distancave të mëdha nga 2006 deri në 2009.

https://www.youtube.com/watch?v=NpdLgWVQIAM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *