• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hadith Najafi

Vritet gjatë protestave në Iran, Hadith Najafi. Ajo ishte vajza bionde që u bë simbol i revoltave kundër detyrimit të vajzave për tu mbuluar me shami pas vdekjes së Mahsa Aminit.


rrjete të ndryshme sociale është raportuar se Najafi u qëllua gjatë protestave në qytetin Karaj. Ishte gazetarja iraniane Masih Alinejad që në profilin e saj në Twitter shkroi: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba”.


Në videon e fundit para se të vdiste, Najafi shfaqet duke lidhur flokët e saj të gjatë biondë me llastik dhe duke rregulluar syzet gati për t’iu bashkuar demonstratave.

Që nga ai moment e reja nuk u kthye më e gjallë në shtëpi. Sipas të njëjtave burime ajo kishte marrë 6 plumba në gjoks, fytyrë, qafë. Brenda këtij muaji ajo mbushte 24 vjeç.

Forcat e policisë janë të dislokuar në një numër të madh në rrugë që prej nisjes së tubimeve. Kanë qenë të shumtë të rinjtë që kanë dalë në rrugë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit e cila u rrah barbarisht nga “policia e moralit” derisa humbi jetën. Ajo ishte gjetur në rrugë pa mbulesë në kokë dhe u dërgua në një qendër riedukimi.

Iran, uccisa Hadith Najafi la ragazza di 20 anni simbolo delle proteste nel paese - Gazzetta del Sud
Hadith Najafi

Protestat

Hadithi është një tjetër viktimë e represionit të forcave iraniane të sigurisë kundër demonstruesve. Llogaritet se të paktën 41 persona janë vrarë në këti tubime nga forcat e rendit. Megjithatë të rinjtë nuk i kanë ndalur protestat prej 9 ditësh. Ata kërkojnë drejtësi për vdekjen e vajzës së re, liri, të drejta dhe një shtet demokratik.

Kortezhet drejtohen nga gra, shpesh shumë të reja, të cilat sfidojnë aparatin e sigurisë duke lëshuar flokët, duke hedhur ose djegur hixhabin, mbulesën e detyrueshme që është një simbol themelor i Republikës Islamike.

Iran restricts internet as Mahsa Amini protest deaths mount and UN calls  for investigation - Egypt Independent
Mahsa Amini

Mijëra persona janë arrestuar. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dhunën e policisë ndaj njerëzve të ndaluar para një komisariati në Karaj. Të paktën 17 gazetarë kanë përfunduar në burg. Raportimet flasin për presion nga inteligjenca ndaj drejtorëve të gazetave dhe televizioneve për të bllokuar lajmet për protestat.

Pavarësisht censurës, artistë, mësues, intelektualë, gazetarë janë rreshtuar në mbështetje të protestuesve paqësorë. Regjisori dy herë fitues i çmimit Oskar, Asghar Farhadi, i kërkoi botës të tregojë “solidaritet” me protestuesit. Ai i quajti guximtare gratë e vendit të tij. “Gratë, jeta, liria”; “Irani është një”; “Mos kini frikë, ne jemi të bashkuar”, këndojnë të rinjtë në sheshe. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zemërim në Iran/ 22-vjeçarja ndërron jetë pas ndalimit nga policia e moralit


26 Comments

    1. ??????????
      Psikopate?cila?
      Njerez pa tru dhe zemergur nuk paska vetem irani,fatkeqsisht jane si bari keq,gjithandej.
      Uroj qe gjaku i ketyre vajzave te reja te sherbeje per rritjen e vetedijes anembane globit,sidomos atyre qe iu jane zene syte dhe trute nga demagogji te ndryshme dhe guxojne te marrin jete njerezve te pa fajshem.

      1. ke par ndonji amerikan te protestoje per vrasjet dhe krimet e Izraelit?
        mos valle edhe ata njerz zemergur e me demagogji jane?

      2. ke pare ndoje amerikan qe nuk eshte nen demagogji te ngrihet per krimet e USA ne irak?

        e di sa femije vdiqen atje

        1. Car je tu thon or toc, clidhje ka Amerika, Izraelia apo Iraku me situaten e brendshme politike te Iranit?
          Irani ka qe nga viti 1979 qe sundohet nga diktatura e Ayatollahut, iku nje diktator pro Amerikan (Shahu) dhe erdhi nje diktator tjeter anti Amerikan…

    2. Ti do Enverin, ai u vinte hakut juve, njezez plehra ikni shkoni jetoni ne Kore, atje eshte e siguste qe nuk ju ndjek Amerika.

  1. Është tragjik realiteti i një vendi si Irani nga ku bota shekuj më parë mori shumë njohuri, letërsi i e poezi, shkencë e tradita me vlerë që të jetojë për dekada një fanatizëm absurd.

    Pa gra e vajza të kulturuara, nuk ka përparim shoqëror e as fëmijë të lumtur. Lufta për të drejtat e tyre është luftë për të ardhmen e vendit.

    1. Avash icik me fjalet, Irani ka % e shkollimit Universitar te vajzave me te larte se Europa. Problemi atje nuk eshte kultura por politika dhe diktatura e Ayatollahut e cila po mbahet ne kembe dhe me ndihmen e SHBA-se.

    2. Ku jane femijet e lumtur ne Amerike qe juesphet qirja ne bythe me video qe ne kopesht? Ik o te qifsha perendimin satanist

  2. Dhe te mendosh qe kete idiotesi ne iran me islamizmin e semure e krijoi amerika. 70 vjet me pare grate dhe vajzat ishin te lira ne iran. Projekti amerikan ktheu islamizmin e psikopateve

  3. Agjentja e CifutoAmerikaneve qe duan ta rrezojne nga brenda iranin duke paguar baxhellat per protesta. Baxhellat vetem liri per kurveri duan asgje tjeter. Iranianet dhe bota islame nuk jane debila si Shqiptaret te degjenerojne femren dhe te shkaterrojne kombin e tyre. Shqiptaret dhe mut tu jap Amerika eepijne dhe pjaten. Femrat Shqiptare dalin lakuriq dhe jane me baxhella se prostitutat

    1. Përqasje e drejtë, por çështja është më e komplikuar. Këtu kemi të bëjmë me të drejtat e femrës në lindjen e mesme, të cilat janë shumë poshtë.

      Me pak fjalë, të ruhet morali pa thyer liritë themelore të njeriut dhe femrës në veçanti. Gjërat duhen marrë individualisht dhe të analizohen duke u bazur kryekëput në moralin e pastër. Nuk duhet të ngatërrohet liria personale me detyrimet morale, përndryshe kalojmë në diktaturë.

      Të marrim çështjen e shamisë në kokë. Pse duhet që qeveria t’a bëj me detyrim hixhabin?! Çfar rregulli moral thyen heqja e shamisë?! Asnjë. Pse mos të lejojnë gratë në drejtimin e makinës?! Pse mos të marrin pjesë në drejtimin e vendit, të ndajnë tavolinën me burrat, etj ?! Këtu lindja e mesme e ka shkelur keq me të drejtat e grave, po keq fare ama.

      Më kupton pra, ketu kemi kaluar në dy ekstreme, degjenerimi i papranueshëm i perëndimit dhe diktatura anadollake e lindjes së mesme ndaj femrës. Duhet të gjendet dhe zbatohet një rrugë e mesme. Liri por edhe përgjegjësi në jetë, që nëse nuk zbatohen të veprojë ligji.

      Por që t’a ngas muhabetin, kjo botë është e mallkuar, në këtë planet mbizotëron e keqja, që ka shume forma, duke filluar nga diktatura e dajaku dhe duke përfunduar tek ndyrësitë degjeneruese të perëndimit, asnjëra e mirë. Por do durojmë edhe pak, drejt fundit është.

      🙂

    2. Po lere mos u merr me nderin e shqiptareve dhe myslimaneve te skllaveruara e mjeruara.
      Simbas qefit dhe nivelit te kultures qe ka secili….
      Hebrenjte festojne vitin 5783….
      Dhe ata kane nje pjese te popullsise si Ajnshtajni e Lady Gaga etj…
      Por kane dhe nje pjese tjeter radikale si binladene… me leshra e me bishtalece…
      Gjynahe te vriten vajzat e reja kote vetem pse duan te jetojne te lira ne vitin 2022. Ose 5783…
      Cmenduri shpellaresh me lesh.

    3. Ato femrat shqiptare qe shan zotrote jane motrat,nenat,kusherirat e tua dhe te gjitheve.
      Dhe nuk mund te pergjithesosh apo te shash sipas qejfit,se ato shamite qe mbajne iranianet,nuk i mbrojne nderin njeriu,aq me teper kur i mbajne te detyruara.
      Gjithsesi mendoj se njeriu ka lindur i lire dhe duhet te jetoje i lire,dhe me liri nuk nenkuptoj shthurje.
      Askush,dhe ne emer te askujt nuk ka drejte te cenoje jeten e tjetrit,nqs besojne ne zot,aq me teper duhet te respektojne jeten e tjetrit.
      Mendja gje e madhe,lum ai qe e perdor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.