• |
ide | kryesore

Afera “Partizani”/ Dëshmia e gjeneralit që s’pranoi të firmoste

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në Shqipëri jemi mësuar të shohim shpesh para drejtësisë “peshq të vegjël” që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin pasi ashtu i kanë urdhëruar padronët e tyre. Njëri nga këta mund të ishte edhe gjenerali në pension Vladimir Qirjazi, që sot është vënë në dritën e projektorëve pasi ka deponuar në SPAK për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Por ushtaraku i lartë bëri të kundërtën. Ai nuk iu bind urdhërit të ministrit dhe shefit të shtabit, e kundërshtoi më këmbëngulje atë, madje dhe me çmimin e humbjes së vendit të punës dhe pastaj largimit përfundimtar nga ushtria.

Kjo çështje që është rihapur sot nga Prokuroria e Posaçme, me sfondin politik të goditjes së ish kryeministrit të para një dekade, ka shumë dritë hije. Sipas atyre që akuzojnë, dhëndëri i Berishës Jamarbar Malltezi, ka përfituar nga firma e vjehërit, për të rikthyer pronën që ish pronarët ia kishin shitur gjatë kohës së pushtimit Italisë, për ta privatizuar klubin sportiv dhe më pas për ta shndërruar terenin sportiv në truall ndërtimi. Vetë i akuzuar mbrohet duke thënë se ajo ishte nxjerrë në privatizim nga ministrat socialistë të Nanos, është parashikuar për ndërtim nga bashkia e Ramës dhe ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përfituar sipas ligjeve që ky shtet ka për ish pronarët.

Në këtë histori ka ende shumë të panjohura, akuza dhe kundër akuza. Por pavarësisht se cili mund të ketë të drejtë për to, në këtë sagë, emri i gjeneral Vladimir Qiriazit mban një vend të veçantë: atë të zyrtarit që nuk iu bin urdhërit por ligjit.

Si nisi historia

Në kohën kur u gatua kjo histori, pra mes viteve 2008 – 2009, Vladimir Qirjazi, ishte komandat i  Komandës Mbështetëse që administronte shumicën e pronave ushtarake. Në atë kohë ai mori urdhër nga ministri i Mbrojtjes, Gamend Oketa, për të nënshkruar kontratën dhe për t’i dorëzuar kompleksin Partizani Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë, si akti i fundit i procesit të privatizimit. Në një përballje, ditët e fundit, në emisionin Open me Malltezin, i pyetur nga gazetarët ai sqaroi se nuk mund ta bënte këtë gjë, pasi kjo pronë, klubi Partizani pra, nuk ishte në inventarin e Komandës që ai drejtonte: “Prona që mua më kërkohej ta firmosja nuk ishte në kontabilitet të Komandës Logjistike” sqaroi ai. Një arsye e dytë qe se dokumentacioni ishte i paplotë. Por këto pretendime ranë në vesh të shurdhër dhe fakti është se ndaj gjeneralit filluan kërcënimet.

”Ministri (në atë kohë Gazmend Oketa) më kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj”, ka rrëfyer gjeneral Qirjazi për këtë ngjarje.

Largimi pa firmosur

Por eprorët e tij në vend që të reflektonin zgjodhën rrugën e shtimit të presionit. Ndaj tij filloi një inspektim i dyshimtë nga zyra anti-korrupsioni në Kryeministri. Kur qeveria Berisha fitoi një mandat të dytë gjenerali u shkarkua nga ajo detyrë dhe dy vite më pas në 2011 erdhi dhe lirimi përfundimtar nga Forcat e Armatosura, episod që gjithkush e lidh me rrefuzimin e tij për të firmosur privatizimin e klubit Partizani.

Sot, 11 vite më pas, ai është paraqitur në SPAK, para prokurores Enkeleda Millonai, me cilësinë e dëshmitarit. Natyrisht në deponimin e tij aktual mund të ketë shumë zemëratë dhe mllef, lidhur me padrejtësinë që iu bë. Por më e rëndësishme sesa kjo është një gjë tjetër. Ai sot mund të trokiste në zyrat e Prokurorisë Speciale si i pandehur. Por vendosi të ishte nga të paktët zyrtarë të këtij shteti që vendosi të paguajë çmimin e humbjes së vendit të punës për të mos firmosur një urdhër të shefave që në optikën e tij dukej i jashtëligjshëm.

©Lapsi.al



39 Comments

  1. Varja lapsi se late nam
    Ai nuk dinte dallimin mes kontabilitetit , inventarit ( term komunist) e pronesise.
    Keto gjenerale kemi patur ne , injorante
    Por me injorante ju qe e hani sapunin per djathw
    Urdheron Rama te hapet nje ceshtje me ish pronaret, packa se soj e sotollop per vite me radhe vodhen klubin partizani e nuk u hyri gjemb ne kembe,
    Kete e ben SPAK me urdher te Rames me hedh tym e qe ju si sherbetore te drvotshem te merreni me kete, e keshtu harrohen cmimet e energjise, karburanteve, incinerator et, Vucici, etj etj

    Bravo lapsi sherbeni Rames e futjani ketij populli !

      1. Te jete pak hajvon nuk eshte fare problem por me sa shkruan ai duket komplet hajvon nga koka te kembet

    1. Saktë. Fajin e ka saliu është ende karta e ramës. Nivel patetik, por mos kujto se është gabim. Në këtë vend ka më së shumti patetikër se njerëz për së mbari.

      Pa dashur të gjykoj gjeneralin sa injorant apo partiak ka qenë, mund të vazhdojmë lojën e bushatit të mburrim një gjeneral ndërkohë që ja hedhin poshtë argumentin me çështje të hapura politikisht.

      Pyetja është a ka sukses bushati me këtë joshje te lexuesve te mbetur qorra te ps???

      Unë dyshoj se ps ka qorra ka vetem 750 mijë kurva që e votojnë pse aty afër
      Dyshoj se loja e bushatit ka sukses kundër makinës propagandistike të ramës

      1. Po lejet e ndertimit kush i ja dhen ish pronarve te kompleksi partizani,a mond te thoni kush ka kryeka…r bashkie??.
        Suksese ne jete thuaj xheneralit

    2. O lapsi rralle kam lexuar shkrim me jo serioz se ky tek ju! Zyrtari nuk e shkel ligjin vetem me veprim por edhe me mosveprim. Pra nese do donit te benit nje analize te sakte do duhej minimalisht te hulumtonit me aq mundesi sa keni nese ky ka zbatuar ose jo ligjin qe nuk ka firmosur. Se dyti do duhej po ashtu te ofronit per lexuesin minimalisht aresyet formale te largimit te tij nga puna para se te dilnit ne konkluzionin se e kane larguar per kete aresye 2 vjet pasi privatizimi kishte perfunduar. Pra perfundimet se ky sot nuk eshte nen akuze se nuk ka firmosur (deri tani ne spak nuk ka trokitur askush si pandehur) dhe se largimi i tij eshte bere per kete aresye jane thjesht hamendesime per sa kohe nuk shoqerohen me nje analize faktesh!

  2. Or gjeneral,ti ne fillim duhej te frmosje urdherin sepse ishe ushtarak dhe,menjehere te lajmeroje eprorin tend dhe ose, te depozitoje kallzim ne prokurori per shantazh.Dhe ne fund mund te kerkoje doreheqje nga detyra.Sepse ishe gjeneral,me sa thote lapsi.al,dhe detyra jote asht me zbatu te gjithe urdherat qe nuk cenojne sigurine kombtare dhe nuk bien ne kundershtim me kushtetuten.
    Tashti t’a nxorri gjumin Edvin ripjerdhja dhe po t’perdor,sic asht perdor gjithmone ushtria, per qellimet e pushtetit.
    “Germo Tare…..”

    1. Ouuuu. C’fare talenti really qenke Daku! Kape gjeneralin ne gabim. Tregoi si duhet te beje detyren! Ti qenke per shef shtabi derisa u jep leksione gjeneraleve! Tani ose je gjeni i rralle ose nuk ke modestine per te pranuar qe di me pak se nje gjeneral dhe te te degjosh kur dikush me i kuslifikuar flet. Eshte njesoj sikur dikush ti jape leksione Majk Tajsonit se c’fare gabimesh beri kur humbi me Evander Holifield. Tani duket Tajsoni me keq apo ai qe e meson si kaqol? A e kupton qe s’ka by the ku te qendroje?

      1. Nqs ti e merr A’priori te mireqene idene se nese dikush eshte gjeneral atehere nuk paska asnje qe ta korrigjoje apo qe te pakten ti beje nje analize vullnetit apo veprimeve& mosveprimeve te ketij gjeneralit , atehere me fal vella por kari ose injoranti qenke ti !
        Per analogji- ky rrocka nga Rrogozhina qe kemi sot per President dhe i cili jo vetem ishte gjeneral por edhe shef I pergjithshem I shtabit te forcave te armatosura te Shqiperise , te duket se deri tani tregon ndonje kualifikim ?
        Apo thjesht eshte nje tullac konformist qe mundohet te fshehe tullacllekun duke hedhur floket anash, dhe puna e pare qe ben si president eshte te heqe pellumbat ( te dyshuar rendshem si pellumba postier-spiune dhe militant te vjeter te P.D-se ) dhe djalin e Robert Schwarc ?
        Po sikur ne vdekataret e thjeshte te shkonim akoma me larg dhe te gjykonim ( ububuja mos o zot) kryeministrin tone per injorance totale ne lemin e administrimit publik , per nje rrocke safi ne ekonomi qe ngaterron konceptet dhe shifrat e G.T.B-se me ato te buxhetit…., qe kujton se gjobat jane e ardhur e planifikuar, dhe si nje bixhozxhi amator ( skedina me koeficent 1.1 ,e sigurt qe fiton Hillary Clinton) del dhe i ben presion U.S.A-s tek C.N.N-ja se nese fiton zgjedhjet Trump do rishikojme marresheniet dy paleshe, cfare do mendoja ti vella ?

        1. Une nuk ofendoj askend dhe nuk i thashe askujt kar. Ka te tjere qe karin e kane zhargon dhe nuk e hequr nga goja. Nejse ceshtje shijesh. Une respektoj dike qe i qendron parimeve duke vuajtur pasojat dhe pse mund te jete gabim. Shikoje kush fiton ne kete mesele. Dhenderi i Berishes. Kush humbi ne kete mesele? Gjenerali. Dmth ai nuk kishte interes personal ketu. Te tjere kishin. Hiqe emrin Jamarber dhe zevendesoje me Olsi Rama. Do mbaje te njejtin qendrim? Une po. Nuk mund te flas per ty. Por neqoftese gjykimin e vendos bazuar ne emrin qe permendet dhe jo ne princip ke nje problem moral. Po je konseguent edhe nqs do ishte Olsi Rama atehere mos leviz nga ky position dhe ja pafsh hajrin. Une nuk kam problem ta quaj atej qe bie ere hale. Te tjere mund te thone varet kush e ka bere halene. Serisht ceshtje shijesh. Klm.

        1. Nuk pashe ndonje argument ne repliken tende. Militanteve nuk ju intereson e verteta dhe argumenti por mbrojtja e llogores ku jane rreshtuar. Po do ta kthejme te merremi shqipen time dhe tende hajde merremi. Nuk me the c’fare gabim I dreitshkrimor bera ne komentet e mia. Hajt te merremi me komentet e tua.
          me zbatu-te zbatone, kallzim-kallezim, asht-eshte, me shkru-te shkruash, dhe ose, te- aty nuk ka nevoje per presje. Ve bast edhe gjashte e shkruan xhashte. Keshtu eshte kur e merr shkollen me arra. Kur nuk ke ose nuk di se c’fare te thuash heshtja eshte flori. Lum kush e kupton. Vazhdo komento o xhevahiri i PD!

        2. Nuk pashe ndonje argument ne repliken tende. Militanteve nuk ju intereson e verteta dhe argumenti por mbrojtja e llogores ku jane rreshtuar. Po do ta kthejme te merremi shqipen time dhe tende hajde merremi. Nuk me the c’fare gabim I dreitshkrimor bera ne komentet e mia. Hajt te merremi me komentet e tua.
          me zbatu-te zbatoje, kallzim-kallezim, asht-eshte, me shkru-te shkruash, dhe ose, te- aty nuk ka nevoje per presje. Ve bast edhe gjashte e shkruan xhashte. Keshtu eshte kur e merr shkollen me arra. Kur nuk ke ose nuk di se c’fare te thuash heshtja eshte flori. Lum kush e kupton. Vazhdo komento o xhevahiri i PD!

  3. Ka bere deponim per dicka qe nuk ka bere, uroj qe gjenerali te kete provat e nevojshme per te vertetuar dicka qe nuk ka ndodhur.

  4. Ai sot deklaroi që kam firmosur sipas rregullave dhe se nuk e ka detyru kush.Po një gjë nuk konsiderohet!!! Këtë privatizim e la filluar Nano e Rama ka dhënë leje ndërtimi.Atehere këta pse nuk hetohen.

  5. ore karat e PD-se ai thote nje te drejte, se kuptoj ju vjene keqe per dike qe ka vjedhur pronat qe dikur jane paguar njehere edhe skane te drejten e trashgimise, keta mendojne se ne arkiven e shqiperise ndodhen dokumentat, po jane edhe ne te italise, se si dihet ne te ardhemen se cfare ndodhe, edhe ne shume vende te tjera, te jeni demokrat eshte e drejta juaj edhe ju mbeshtes per ke jeni, por te mbroni dike qe ka v jedhur pronen tone , se kane pasur cdo vegel per ta pervetesuar, eshte cmenduri

  6. Ashtu si klubi sportiv Dinamo që ishte në admninistrimin e ministrisë së mbrendëshme enveriste, edhe klubi Partizani ka qenë në administrimin e Ministrisë së mbrojtjes dhe më duket e çuditëshme që gjenerali i kohës së Dullës, pretendon se teritori ku është ndërtuar ky klub, nuk paska dokumenta se është pronë private.
    Po nëse nuk paskej qenë pronë e familjes së Z.Malltezi, e kujt ka qenë pasi në Shqipëri para ardhjes në pushtet të komunistëve që “konfiskuan pronat”, çdo metër katror në Tiranë e ka pasur një pronar ?
    A thua vërtetë se tokat ku u ndërtuan KQ i PPSH e Komitetet e PPSH nëpër rrethe ishin toka shtetërore ?
    Asnjë prej tyre.
    Të gjitha kanë qenë toka private të konfiskuara nga regjimi diktatorial komunist që shkoi deri në paradoksin që të shtetëzonte edhe lopën e fshatarit të varfër.
    Partia demokratike kur erdhi në pushtet në vitin 1992, nuk kishte asnjë seli të saj qëndrore e lokale e godinat i mori me qira, kur punistët brekëgrisur akoma krekosen nëpër ish komitetet e dikurëshme të ndërtuara në prona private.
    Edhe vila ku jetoi Enveri, një ndër vilat më moderne të kohës, pronë private ka qenë e megjithate edhe sot na është bërë një “shtëpi muze” e diktatorit.
    Paturpësisht komunistët shqiptarë ankohen sot që dikujt i qenka rikthyer prona private, kur shefi i ish PPSH dymetrosh, ka ndërtuar mbrenda vitit që u bë kryeministër, jo më një vilë si të Enverit, por një kështjellë të madhe moderne betoni .me paratë e …… pikturave të shitura të tij ??????????

  7. Pashe emisionin Tek eni Vasili dhe doli qarte qe: Prona ishte private dhe u vertetua qe Taulanti kish genjyer sikur ishte shpronesuar. Edhe bolino per pronen thote nuk ka dokumente qe te jete shpronesuar. Pronareve ju kthye toka e vjedhur nga komunistet se ashtu thote ligji i kthimit te pronave i 2004 dhe sipas ligjit per objektet pronari ka te drejten e parablerjes. Pra pronaret e tokes pasi ju kthy gjeja e vjedhur blene edhe objektet me detyrim sipas ligjit.
    Ky Oficeri del ne fund kur duhet firmos dorezimi, pra kur ka mbaruar procesi dhe pronaret kane edhe token edhe kane paguar leket e objekteve. Pronaret nuk ka rendesi nese e firmoste Oficeri apo civili, por qysh ne 2000 Ismail Lleshi refuzoi vjedhjen e prones nga xhani dhe ia kaloi ushtrise ta ruaje. Keta e rruajten fare se i pagute xhani nen dore dhe gjoja nuk e kemi ne kontabilitet! Por kush duhet ta kishte?
    Ketij oficerit ju bo kontroll dhe u gjet fajtor se bonte gjasme sikur nuk kish te drejte te firmoste se nuk e kish ne kontabilitet. Disa drejtora deshmuan se fakti qe keni injoru vendimin e ministrit qysh ne 2000, nuk ju perjashton nga pergjegjesia. Kemi rast shperdorimi detyre duke mos-firmosur se kishin interesa nga vijimi I informalitetit

      1. Si ka mundesi qe nuk eshte ne amerike ky gjenerali.
        Duhet te jete shume kar.
        Shoket e ketij qe mbas 97 jane ne amerike. Na mbrojne qi andej ata.

  8. Tirana në çdo pëllëmbë të saj ka pasur pronarë por diktatura hoxhiste i konfiskoi menjëherë.Jo vetëm tokat por dhe vilat më të bukura dhe krijuan bllokun.Pak territore kanë ndryshuar destinacion gjatë mbretërisë dhe fashizmit.Por atje ku janë bërë ndërtime gjatë komunizmit toka ju është konfiskuar.Keshtuqë me ardhjen e demokracisë u një ligj për kthimin e pronave.Pra pronarëve të tokave ju lindi e drejta e rikthimit.Ne rastin konkret Klubi Partizani i braktis dhe u zaptua nga familje pa strehim.Pothuaj i shkatërrua.Qeveria e Nanos jua ktheu ish pronarëve me blerjen dhe të kompleksit.Ne atë kohë përveçse ligjit për kthim ishte dhe ligji për privatizim dhe të drejtën ekskluzive e kishin ish pronarët.Dhe shteti duhej të pershpejtonte privatizimet për të marrë fonde duke nxitur dhe ekonominë.Pronaret bënë ndërtime me leje nga Rama duke strehuar dhe zaptuesit e kompleksit.Pra ku është krimi i Berishës këtu.Vendimin e mori Nano dhe ajo vetëm mori drejtimin e duhur.Dhe ki gjenerali ka kunderfirmosur shkresën e qeverisë.

  9. Asnjë qytetar shqiptar nuk thënë aq gënjeshtra publikisht sa Sali Berisha që dje e quante Metën trafikant dhe kriminel dhe sot e quan demokrat, që dje thoshte se Basha është qelibar dhe sot deklaron së është i qelbur. Pa përmendur Gërdecin dhe 21 Janarin.

  10. Te jete pak hajvon nuk eshte fare problem por me sa shkruan ai duket komplet hajvon nga koka te kembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *