• |
ide | kryesore

Pse nuk duhet rritur paga minimale

Arkiva, Blog



Koncepti i pagës minimale, është koncepti më kontraversial 126-vjecarit të fundit, i trajtuar herë si çështje e së drejtës dhe e mbrojtjes ndaj pagave të ulëta të padrejta, herë si çështje sociale, edhe herë si çështje ekonomike. Në 126 vjet eksperiencë, studime, kërkime, braktisje dhe rikthime te ky koncept, niveli i pagës minimale mbetet pika më rëndësishme e debatit për ekonomistët edhe politikëbërësit.

Në vende si Shqipëria ku 38.5% të të punësuarve në sektorin privat paguhen me pagë minimale, rritja e saj është padyshim edhe një mjet i fuqishëm elektoral, i cili nuk ka munguar në programet elektorale as majtas e as djathtas. E vlerësuar nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, paga minimale nuk duhet të jetë më e vogël sesa 2-fishi i minimumit jetik (duke presupozuar se një i punësuar ka edhe një person tjetër që varet nga ai). Matja e fundit e minimumit jetik të bërë nga Avokati i Popullit është 18,875 lekë. Pra, kur Basha premtonte pagën minimale 36,000 lekë, edhe pse mund të tingëllonte e çuditshme shfaqej si një “socialist” i vërtetë.

E parë nga efektet që ka mbi ekonominë dhe punësimin, studimet sugjerojnë faktorë të tjerë referues për caktimin e nivelit të pagës minimale. Së pari, paga minimale duhet të jetë brenda intervalit 60%-80% të medianës së pagave. Mediana e pagave në Shqipëri është rreth 40,000 lek. Sipas këtij rregulli, paga minimale nuk duhet të tejkalojë 32,000lekë. Faktori i dytë referues në përcaktimin e pagës minimale është struktura ekonomike e vendit edhe produktiviteti për punëtor në sektorët kryesorë të kësaj strukture.

Në strukturën aktuale ekonomike, të tejngopur me kompani të vogla të cilat operojnë kryesisht në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ku produktiviteti është shumë i ulët edhe ku vetëm pagat zënë rreth 35 % të kostove, çdo rritje e pagës minimale përtej 32,000 lekë mund të sjellë efekte të tjera zinxhir në ekonomi. Me dy rritjet e njëpasnjëshme të pagës minimale, kostot që do të përballojë biznesi privat rriten me 6.8 miliardë lekë, përkatësisht 1,71 miliardë lekë shtesë në skemën e sigurimeve që i shkojnë buxhetit dhe rreth 5.1 miliardë lekë rritje të pagave neto.

Duke qenë se këto kosto nuk shoqërohet me rritjen e produktivitetit për punëtor, atëherë pagat bëhen joeficente dhe biznesi do të përpiqet t’i transferojë ato ose te rritja e mëtejshme e çmimeve, ose do të rrisë evazionin, pse jo mund të rezultojë me ulje dhe të punësimin formal. Për këto arsye, edhe pse e majtë, jam skeptike për rritjen e pagës minimale në këtë situatë.

Marre nga nje interviste e gjate per Panorama e autores Irena Beqiraj



8 Comments

  1. Po mire cfare mendon ti si zgjidhje? A do te kete puntore qe do punojne me kete page apo do vazhdoje ikja per ne Evrope me ritme me te larta e pastaj nuk do gjeme as bangladeshas

  2. Paga mesatare mujore eshte gati 600 mije leke. Nga e nxori kete “medianen” 400 mije leke kjo zonje e nderuar, qe eshte marre zyrtarisht me financa e statistika deri dje?

    1. A ke bere shkolle fillore ti?
      Mediane nuk ka lidhje fare me mesataren.
      Gjithsesi kjo prostituta, gjasme eksperte financash, po tall bythen me ne sepse nese 40% marrin page minimale atehere dhe mediani nuk ka se si te jete shume ndryshe nga paga minimale.

  3. Kjo nuk tall dot bythen, sepse kjo do te thoshte se kjo e ka inteligjencen ne nivele te tilla saqe edhe mund te arrije te tallet. Kjo thjesht s’ia ka haberin. E quan veten te majte, nderkohe eshte thjesht nje delirante. Madje eshte teper delirante edhe per shijet e nje kryedeliranti si Rama, i cili e largoi me akuza per delirim.

  4. RRITJA E PRAGUT TE RROGAVE NUK ESHTE ZGJIDHJE SEPSE NE MOMENTIN E PARE MUMA ME RRITEN SIGURACIONET DHE JEME DREJT FALEMENTIMIT.KESHTU QE DO TE DAL NJE I PAPUNE.

  5. Shkrimi eshte fare diletant! Personalisht mendoj se shtete si italia ku paga minimale nuk deklarohet jane ne rregull, sepse paga e punonjesve rregullohet nga kontrata kolektive (sipas Direktives se fundit EU). Nejse ne duam te merremi me pagen minimale e cila asnjehere nuk respektohet sepse nuk paguhet por vetem regjistrohet, por ceshtja eshte shume me e gjere dhe nuk ja vlen te ndysh doren per tu pergjigjur dikujt qe nuk merr vesh

  6. Madame, nuk ka pike rendesie nese je e kuqe apo e tejdukshme.

    Shqiperia nuk ka rruge tjeter pervec harmonizimit te pagave minimale te saj me standartet europiane.
    Nuk i intereson vertet kerkujt se cfare mendoni ju apo dikush tjeter
    KY eshte nga kushtet baze te venndosura nga BE per tu ulur prane tavolines seriose per bisedime konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *