• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në Wembley, Anglia përmbys dy gola, Gjermania barazon në fund: Italia në Final Four

-Instant, F1, Sport, Video
Anglia



Mbyllet në mënyrë spektakolare Grupi 3 i Ligës A në Nations League. Italia rrëmben vendin e parë, duke shkuar të fitojë në transfertën me Hungarinë. Por shfaqja e vërtetë ishte rezervuar në Wembley, ku Anglia e Gjermania barazuan 3-3 me përmbysje e rikuperime. Lojtarët e Southgate duket se gjetën një rikthim të bujshëm nga disavantazhi i dy golave. Gündoğan me penallti (52′) dhe Havertz (67′) kaluan skuadrën e Flick 0-2, por vendasit e përmbysin me Shaw (72′), Mount (75′) ) dhe goli me penallti i Kane (83′). Gjermaninë e shpëton Havertz (87′), që eviton humbjen.

LIGA A – GRUPI 3

Liga e Kombeve të Anglisë dhe Gjermanisë mbyllet me një 3-3 emocionues. Me nënkampionët e Europës tashmë të zbritur në Ligën B dhe gjermanët të paaftë për të shkuar në Final Four, në Wembley zhvillohet një lojë plot emocione. Më e bukura megjithatë ishte rezervuar në pjesën e dytë. Në minutën e 50′, Maguire rrëzoi Musiala në zonë dhe pas rishikimit me VAR, Gündoğan shënoi me penallti për avantazhin e miqve. Në mesin e pjesës së dytë, erdhi dyfishimi me një kryevepër të Havertz. Sulmuesi i Chelsea, në hyrje të zonës, me të majtën e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave. Loja u duk e mbaruar, por skuadra e Southgate e rikuperon në vetëm tre minuta. Fillimisht Shaw në minutën e 72 e më pas Maunt në minutën e 75 barazuan shifrat në 2-2. Anglia kompletoi përmbysjen në minutën e 83′. Schlotterbeck shkaktoi penallti ndaj Bellinghamin dhe Kane nuk gaboi. Festa e Anglisë duket gati, por Gjermania i coi shifrat në 3-3 në minutën e 87-të me Havertz. Emocioni i fundit ishte mrekullia e ter Stegen në goditjen e Saka. Southgate dhe Flick duhet të kënaqen me një pikë. Anglia e mbyll kështu grupin 3 pa fitore.

Italia mposhti Hungarinë 2-0 në Budapest në ditën e fundit të Grupit 3 të Ligës së Kombeve. Ky rezultat e lejon Mancinin të kalojë skuadrën e Rossit në vendin e parë në renditje duke hyrë në Final Four. Italia dominoi pjesën e parë, duke zhbllokuar ndeshjen pas 27 minutave me golin e Raspadorit. Sulmuesi përfitoi nga pasiguria e habitshme e prapavijës kundërshtare për të shënuar avantazhin. Në pjesën e dytë goli i Dimarcos (52′) dhe pritjet e jashtëzakonshme të Donnarummas siguruan fitoren.

REZULTATET

UEFA Nations League League A: Group 3
England 3-3 Germany
Hungary 0-2 Italy
UEFA Nations League League B: Group 3
Montenegro 0-2 Finland
Romania 4-1 Bosnia and Herzegovina
UEFA Nations League League C: Group 4
Gibraltar 1-2 Georgia
North Macedonia 0-1 Bulgaria
UEFA Nations League League D: Group 2
San Marino 0-4 Estonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *