• |
ide | kryesore

Britney Spears akuzon sërish familjen e saj, krahason veten me JLO

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka akuzuar sërish familjen e saj dhe ekipin e menaxhimit të dikurshëm. Këngëtarja ka treguar se si është trajtuar gjatë 14 viteve të fundit.

Duke e krahasuar veten me Jennifer Lopez, Britney shpjegoi se aktorja Hustlers nuk do të trajtohej kurrë në të njëjtën mënyrë.

‘Do të doja të shihja dikë që t’i thoshte Jennifer  të kalojë atë që kam kaluar. Cfarë mendon se do të bënte ajo. Jam e sigurt se familja e saj nuk do ta lejonte kurrë këtë.’

Duke detajuar disa nga gjërat që ndodhën, Britney tha se ekipi i saj i sigurisë ishte udhëzuar që ajo të qëndronte brenda. Ata shpesh do e shikonin artisten teksa zhvishej që të bënte dush”. Spears përfundoi postimin  duke thënë se ‘më mirë  qëndronte në shtëpi sesa të rikthehej në industrinë e argëtimit’.

Në fillim të këtij muaji, Britney  u shpreh gjithashtu e zhgënjyer nga djemtë e saj. Babai i tyre, Kevin Federline tha muajin e kaluar se djemtë kanë vendosur se nuk duan ta takojnë pasi janë të turpëruar nga fotot e saj nudo në Instagram.

Përpara se babai i saj të krijonte një konservator, Britney Spears iu lejua të shihte fëmijët e saj në vizita të mbikëqyrura. Por, vetëm me kusht që t’i nënshtrohej testimit të dr0gës. Në 2008, ajo fitoi përsëri kujdestarinë e përbashkët. Federline iu dha 70 për qind e kujdestarisë në 2019./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *