• |
ide | kryesore

Ekzekutoi vëllain dhe kunatën, Apeli lë në burg Arsen Muskurtin

Arkiva



Gjykata e Apelit Tiranë lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, i akuzua për vrasjen e vëllait dhe kunatës. Në Apel Muskurti kërkoi ndryshim të masës në “arrest në burg” me afat 30 ditor për kryerjen e një akt-ekspertimi psikiatrik. Krimi i dyfishtë për të cilin akuzohet Muskurti ndodhi në 30 gusht pranë rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës zbardhet edhe dëshmia e vetë autorit 44-vjeçar, ku tregon bisedën e fundit me vëllain, Dritanin dhe kunatën, Norën. “Kam hyrë në agjenci dhe kam gjetur aty Dritanin dhe Norën. Menjëherë sapo kam hyrë, kam nxjerrë pistoletën dhe i jam drejtuar Dritanit “pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën”. Ai më është përgjigjur me fjalët “du me e bë”. Atëherë unë kam qëlluar me armë në drejtim të Dritanit dhe më pas nuk mbaj mend se çfarë kam bërë më pas. Pas këtyre veprimeve jam larguar për te biznesi im që e kam aty pranë. Kam futur armën përsëri në kasafortë aty ku e kisha dhe jam larguar për te shtëpia ime e ndodhur në rrugën 5 Maji”.

Sipas Muskurtit, gjithçka kishte ardhur pas një tronditjeje të rëndë psikike, pasi ishte konfliktuar me të vëllain prej vitit 2017, ishte në proces gjyqësor, i kishte ardhur një fletëthirrje nga gjykata për një urdhër-mbrotjeje dhe se kishte qenë në vijimësi i kërcënuar për jetën e fëmijëve të tij.

Prokuroria e Tiranës e akuzon Muskurtin për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në dy raste, vepër për të cilën kodi penal parashikon dënim jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *