• |
ide | kryesore

Inter, Brozovic jashtë fushave për 3-4 javë: hapet ‘autostrada’ për Asllanin

-Instant, F1, Sport, Video
Brozovic



Inter është në ankth për Marcelo Brozovic. Kroati doli nga fusha për shkak të dëmtimit gjatë ndeshjes Kroaci-Austri në Ligën e Kombeve. Mesfushori është dëmtuar vetë, pa pësuar asnjë goditje dhe pasi u rrëzua përtokë kërkoi zëvendësimin. Fakti që doli nga fusha në këmbë është premtues. Problemi i mesfushorit është i natyrës muskulare në kofshën e majtë. “Mendoj se ai do të mungojë për tre ose katër javë”, tha trajneri kroat Dalic.

SITUATA E BROZOVIC

Brozovic do të kryejë testet e tij të para gjatë ditës, por mjekët kroatë, duke folur me kolegët e tyre zikaltër, nuk e përjashtojnë një tërheqje. Sipas Gazzetta dello Sport, të martën mesfushori do të rikthehet në Milano. Aty stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit dhe hapat për rikuperimin.

SHANSI I ASLLANIT

Në kampionat, sido që të jetë, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës ndaj Romës për shkak të skualifikimit. Në këtë mënyrë për Asllanin hapet një autostradë e vërtetë. Një shans i madh për mesfushorin shqiptar në ndeshje luksi. Interi, përvec Romës, të martën më 4 tetor pret Barcelonën në Meazza. Dy ndeshje themelore për kthesën në kampionat e shpresat për kualifikim në Champions League. E nëse Dalic deklarohet i qetë “ai do të jetë në Kupën e Botës”, Simone Inzaghi do të përballet me serinë vendimtare të ndeshjeve me regjistin shqiptar.

Lexo më tej: Video/ “Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë”: Asllani nuk ka ‘minuta’, por ka plot entuziazëm



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *