• |
ide | kryesore

Kim Kardashian zbulon bashkëpunimin e ri me Dolce & Gabbana

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian mori pjesë në shfaqjen e Javës së Modës në Milano të Dolce & Gabbana.  Ajo debutoi së fundmi koleksionin e ri pranverë- verë 2023 në bashkëpunim me markën e njohur.

Kim veshi një fustan pa mëngë të mbuluar me kristale të zeza Swarovski në dimensione të ndryshme për të arritur një teksturë tredimensionale. Tre fëmijët e saj, North, Saint dhe Chicago bashkë me mamanë e saj Kris Jenner e brohoritën atë nga rreshti i parë.

“Shfaqja më e pabesueshme në Milano sot!!” shkroi Kris në Instagram. “@kimkardashian @dolcegabbana, perfeksion si gjithmonë! Shumë krenare për ty @kimkardashian!!! #MilanFashionWeek #CiaoKim #DolceandGabbana

“Kim Kardashian është muza jonë ”, tha kompania gjithashtu  në një deklaratë. “Besimi, pavarësia, ndjenja e stilit dhe sensualiteti i saj kanë shërbyer si frymëzim për Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana në krijimin e këtij koleksioni dhe rishikimin e arkivave të tyre të viteve ’90 dhe ’00. Janë po këto pjesë legjendare që kanë frymëzuar Kim kaq shpesh gjatë gjithë jetës së saj.

Bashkëpunimi i Kardashian me Dolce & Gabbana vjen  katër muaj pasi stilistët veshën familjen Kardashian-Jenner dhe nusen Kourtney Kardashian në dasmën e saj me Travis Barker në Itali.

Paraqitja e saj në pasarelë, megjithatë, nuk shënoi paraqitjen e saj zyrtare si modele. Kjo ndodhi në korrik, në shfaqjen vjeshtë/dimër të Balenciaga 2022 gjatë Javës së Modës në Paris.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: Eonline



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *