• |
ide | kryesore

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, lihen në burg katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe la në burg 4 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata janë të akuzuar për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën. Sipas gjykatës, të paktën deri në përfundim të hetimeve do të mbahen në paraburgim. 4 zyrtarët janë nën akuzë për abuzime me tenderat.

Kështu arrest me burg u caktua për Ali Rashën, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe katër punonjës të tjerë të Universitetit Bujqësor, Tahir Ballgjini me detyrë përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe Ahmet Mejdani me detyrë magazinier në magazinën qendrore të UBT-së.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *