• |
ide | kryesore

Lobimi rus/ PD ngre një grup pune, nisin hetimet për Lulzim Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PARTI DEMOKRATIKE LULZIM BASHA



Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve. Ky audit do të drejtohet nga Ledina Mandia. Në qendër të hetimit do të jetë ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Lexo më shumë: Financim rus?/ Berisha: Audit Bashës, ka marrë provat me vete

Rikujtojmë se emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së. Këto hetime janë bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Lexo më tej: Bild fshin shkrimin për financimet ruse të Bashës (artikulli i plotë)

Një raport i komunitetit amerikan të zbulimit zbuloi se Shqipëria është financuar nga Rusia përmes një kompanie fantazëm. Firma lobuese amerikane kishte deklaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa. Një shumë totale prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017. Ajo është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh. Dy pagesat e tjera, sipas deklarimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Hetimet 

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa. Ato thanë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash. Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin.

Financimet në Ballkan

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi. Respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikan tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.



6 Comments

  1. Ku e ka vulen e siglen ky grupi hetimit per Bashen, brenda PD, ne menyre qe te kete ne dore gjithe dokumentacionin e duhur?!

    Nga opozita priten aksione e levizje dhe jo spektakle.

    Fitoni besimin e shqiptareve dhe zgjedhjet e ardheshme, se hetimet behen kur je ne pushtet.

    Edhe komisionet hetimore te Parlamentit jane bere qesharake prej kohesh dhe shqiptaret i kane pare si estradë.

  2. o robqira po a nuk ishit ju qe e mbronit publikisht. Po a nuk ishit ju qe na canit karin cdo nate nga Fevziu e deri tek Eni Vasili duke thene qe jan pallavrat e Rames. Ptuj rrace e poshter paskeni qene

    1. E tmershme si i tall Berisha “demokratet”. Te hetoje edhe akuzat ndaj Berishes per furnizimin me nafte te makinerise vrastare te Miloshevicit, dosjen si spiun i UDB, takimin e fshehte me Miloshevicin, refuzimin e Rambujese, faljen e detit greqise etj etj.

  3. A mund te besohet se Saliu nuk ka pasur informacion per origjinen e ketyre parave qe i viheshin ne dispozicion PD per lobim !!!!!!!!!!!???????????
    Kete mashtrim mund ta besojne vetem maloket e pa gedhenur ose ne rastin me te mire idiotet perreth tij qe per hir te se vertetes nuk jane te paket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *