• |
ide | kryesore

Mjeku e pranon live: Edhe unë kam marrë bakshish, nuk kam turp

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mjeku



Mjeku Ilir Allkja thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, mjeku Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt.

“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi ai.

Reagimi i mjekut sot erdhi pas një operacioni policor të kryer mesditën e të premtes në Tiranë. Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku u shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.

Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë. Më pas ndërhyri për arrestimin e tij. Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Mësohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Lexo më tej: VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i arrestimit të mjekut të Spitali i Traumës 

Lexo më tej: I pezulluar prej më shumë se një viti, kardiokirurgu Edvin Prifti rikthehet të ushtrojë profesionin e mjekut 



15 Comments

    1. Po ky kurva, vete kujt i jep bakshish ? Dmth ti japim dhe policit bakshish, dhe mesuesit, dhe pedagogut, dhe zyrtareve ... ikni mor robqira thotë:

      Mjek bythqir, hajdut xhepash
      Po ky kurva, vete kujt i jep bakshish ? Dmth ti japim dhe policit bakshish, dhe mesuesit, dhe pedagogut, dhe radiologut, dhe rojes te dera spitalit, burgut, shkolles dhe zyrtareve … ikni mor robqira

      1. Po, mund te jete e vertete, por dhurata eshte simbolike shume shume eshte nje shishe vere apo dicka e ngjashme, jo shuma parash stratosferike per nivelin e rrogave ne Shqiperi.

        Ketij doktorit duhet t´i vije turp qe del publikisht duke pohuar qe korruptohet dhe merr ryshfet.

        Te pakten te mos ndihet.

  1. Unë do të thoja dhuratë.E dini çdo thotë të të shpëtoj jetën dhe mos t’i bësh dhuratë.E pastaj me rrogat që marrin mjekët.Ndryshe është kur të detyron dhe s’ta bën shërbimin.Kjo po është kriminale.

    1. Rrogat e mjekeve jane nga me te lartat ne Shqiperi. Llogarit vizitat private e punen e dyfishte dhe shkon me teper.. Shumicen e pronave dhe apartamenteve sot ne Tirane i kane mjeket dhe gjyqtaret. Me gjej nje mjek qe sot leshon fature per viziten mjeksore dhe i terheq gjitheçka thashe..

  2. E ke shume gabim o Doktor,dhe po ul dinjitetin tend qe po e promovon korrupsionin (dhe indirekt po lyp).Nqs rrogat jane te pamjaftueshme negocio rritjen por jo korrupsion,sidomos jo ne mjekesi. Dhe ,po te shqetesohemi qe Shqiperia & Kosova kemi pak mjeke,por mos ul akoma me shume dinjitetin e ta marresh shembull cte tha moldavja apo rumunja per bakshishin

  3. Nese situata zgjidhet me arrestime, atehere duhet te arrestohen te gjithe, nga roja e deres deri te shefat e departamenteve. Sepse te gjithe kane pranuar para dhe do vazhdojne te pranojne pavaresisht ketyre goditjeve spontane per show. Dhe mbyllini spitalet pastaj. Por kjo nuk e zgjidh problemin. Reformimi i sistemit duhet te jete i thelle, shteti duhet te kuptoje se mjeket, infermieret dhe gjithe personeli mbeshtetes duhet trajtuar denjesisht. Mjeket duhet te pranojne se praktika e marrjes se parave nga pacientet eshte e turpshme dhe duhet te marre fund nje here e pergjithmone. Pacienti duhet te marre sherbimin mjekesor qe i takon, por duhet te kuptoje se mjekesia falas e premtuar ne 2013 eshte nje genjeshter e madhe qe nuk qendron dot ne kembe. Asnje sherbim apo mall nuk mund te jete falas, mendo pastaj mjekesia. Sa paguan, aq do marresh. Por gjithcka duhet te jete transparente dhe e rregulluar me ligj. Perndryshe vazhdoni genjeni veten te gjithe pa perjashtim

    1. po ci do keta robqira te pashpirt ti kesh ne spital. Ata te marrin ne qafe se e kane mendjen te leku !
      Me mire te jene pata se me ta brenda !!

      Po ky kurva, qe e quan veten mjek, vete kujt i jep bakshish ? Dmth ti japim dhe policit bakshish, dhe mesuesit, dhe pedagogut, dhe radiologut, dhe rojes te dera spitalit, burgut, shkolles dhe zyrtareve … ikni mor robqira

  4. Doli prap ky pseudo doktori ?
    Ky eshte me i paafti i gjithe stafit mjeksor ne shqiperi.
    Ky sikur tha para nje viti qe do shkonte ne Gjermani se atje e respektonin dhe i jepnin gati 4 here me shume se rroga qe merr ketu. Problemi eshte qe ky nuk meson dot as gjermanisht as anglisht dhe me ate gjysem italishte qe e ka mesuar ne Kavaje nga televizori , nuk shkon dot as halet italjane.

  5. Sigurisht qe ky molusku nuk e ka per turp, se shumica e ketyre shushunjave i shohin njerezit si bankomate.
    Kam pershtypjen qe edhe betimin e Hipokratit qe kane bere nuk e mbajne mend.
    Qelbesira te pamoralshme!

  6. Keta pseudo doktorra mendojne me shume si te vjedhin sesa te bejne punen e tyre. Kane hyre ne gjynah me fukarenjt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *