• |
ide | kryesore

Objektiv i arritur, Kaka vrapon 42 kilometra në Berlin: “Çfarë atmosfere fantastike në maratonë”

-Instant, Sport
Kaka



Nga futbolli në maratonë. Një test për veten, një objektiv, që tashmë është arritur. Ricardo Kaka ka përfunduar maratonën e tij të parë! Ish-kampioni brazilian, simboli i paharruar i Milan, vrapoi dje në rrugët e Berlinit, duke i mbyllur 42.195 km me një kohë prej 3 orë 38 minuta e 6 sekonda. Aspak keq, nëse llogaritët një mesatare përfundimtare prej 5 minutash e 16 sekonda për kilometër.

Lexo më tej:Video/ Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonë: në Berlin përmirëson shifrat e 2018, në moshën 37 vjeçare

Një performancë në përputhje të përsosur me parashikimin e vigjiljes: “Berlin i jashtëzakonshëm!” ka postuar në Twitter Kaka. “Çfarë atmosfere e mrekullueshme gjatë të gjithë 42 km të garës. Shumë krenar që jam bërë një BerlinLegend. Një falenderim i madh për të gjithë maratonistët, fansat dhe partnerët e mi”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *