• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Putin për armët bërthamore, përgjigjet SHBA

-Instant, Arkiva, Planet
bërhtamore



Rusia do të përballet me “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë. Kështu kanë paralajmëruar zyrtarët zyrtarët e SHBA-ve ata të Kremlinit.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, tha të dielën në mbrëmje se SHBA i kishte “komunikuar drejtpërdrejt, privatisht rusëve në nivele shumë të larta” se si do të përgjigjej në qoftë se Vladimir Putin do ta vërë në zbatim kërcënimin e sulmit me armë bërthamore që ai bëri gjatë një fjalimi javën e kaluar.

“Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri”. Kështu i tha Salivan programit “Takim me median” të NBC-së.

Salivan nuk e përshkroi natyrën e reagimit të planifikuar. Por, tha se SHBA kishte “shkruar privatisht në hollësi më të mëdha saktësisht se çfarë do të thoshte kjo” për Moskën.

Qëndrimi vjen pas deklaratave që bëri ministri i jashtëm i Putin të dielën. Sergei Lavrov tha se zonat e aneksuara të Ukrainës do të mbroheshin si territor rus. Referendumet në këto zona po vazhdojnë, me ukrainasit nën presionin e forcave të armatosura të Moskës për të hedhur votat e tyre.

Disa nga aleatët e Putinit, duke përfshirë kryetarin e Dumës Shtetërore, dolën publikisht nga radhët të dielën për të kritikuar mënyrën e rekrutimit të rekrutëve. Sidomos pas njoftimeve për të mobilizuar edhe të moshuar dhe të sëmurë.

Putin e bëri kërcënimin bërthamor në një fjalim publik. Ai tha se Rusia kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” në dispozicion të saj. Gjithashtu tha se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion”. Putin finalizoi deklaratën duke thënë se ai nuk po luante bllofin.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *