• |
ide | kryesore

PD në kërkim të parave ruse në xhepat e Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që pas raportimit të Zërit të Amerikës se inteligjenca amerikane kishte të dhëna për financimin e Lulzim Bashës nga Rusia gjatë fushatës së 2017, në Partinë Demokratike nisi fushata e kërkimit të parave. Iniciatori i fushatës, Sali Berisha la mënjanë mohimet që i kishte bërë tezave të Taulant Ballës dhe lajmëroi ngritjen e një grupi pune, që sot kryesohet nga Ledina Mandia. Kërkimet nuk do të përqëndrohen në arkën e Partisë Demokratike, por në xhepat e Lulzim Bashës.

“Në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës” u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Por ai tha në mbledhje se kishte mësuar një detaj, që e implikon akoma më shumë Bashën.

“Disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij” u shpreh Berisha.

Lexo edhe: Mother Jones i rikthehet financimit rus të Bashës

Lexo edhe: Basha: Po mendojmë ta hedhim në gjyq revistën amerikane “Mother Jones”

Me këtë që thotë, ai mbështet alibinë e Lulzim Bashës se ekziston një listë me shqiptarë të diasporës të cilët kanë firmosur për paratë që i kaluan Nick Muzin, por sipas tij kjo listë është fiktive.

Pse duhet njollosja e Lulzim Bashës

Pasi Foltorja mori selinë e PD-së, gjuha ndaj Lulzim Bashës erdhi duke u zbutur. Nuk munguan ftesat për bashkim dhe kërkesat që antarësia t’i tërhiqte ofendimet dhe epitetin “Brava”. Lulzim Basha në anën tjetër bëri disa hapa pas, duke ia lënë funksionet Enkelejd Alibeajt, por nuk pranoi të rikthehej në sqetullën e doktorit.

Grupi i deputetëve që e mbështesnin deri dje kërkon të luajë lojën e tij. Sado pa lidhje me antarësinë, sado që në flirt të vazhdueshëm me Ramën, ky grupim deputetësh ka treguar se është gati të djegë karrierat politike dhe të mos i bashkohet Berishës.

Mbledhje e grupit te deputeteve qe mbeshtesin Sali Berishen
Mbledhje e grupit te deputeteve qe mbeshtesin Sali Berishen

Herën e fundit që zhvilloi një mbledhje grupi, përreth Berishës ishin vetëm 18 deputetë, ndërkohë që pjesa tjetër ose i përgjigjen Alibeajt, ose qëndrojnë të lirë.

Duket kontradiktore, por në një kohë që ka arritur të marrë me vete antarësinë, ka Kuvendin Kombëtar, Këshillin dhe Sekretariatet, Berisha nuk kontrollon më shumë se 17 vota në parlament.

Në këto kushte, kur një bërthamë e Bashës mbetet ende në lojë dhe refuzon t’i bindet vullnetit të tij, atëherë e vetmja rrugë që di Berisha është sulmi i saj deri në asgjësim, s’ka rëndësi nëse e beson vërtet se paratë për Nick Muzin erdhën nga Rusia apo jo./Lapsi.al



16 Comments

  1. Rremo plaku Mere se qenin e ngordhur do gjesh. Hedh ky mashtrusi nje gur ne lume dhe budallenjte e foltores hidhen per ta gjetur.

  2. Nga të gjithë liderët politikë aktualë të Shqipërisë, Basha është i vetmi që përfaqëson politikanët e rij të periudhës post diktatoriale komuniste.
    Viti 1990 që solli fillimin e përmbysjes së atij regjimi kriminal, e gjeti Bashën një adoloshent, nxënës i shkollës së mesme me rezultate të shkëlqyera që i siguruan një bursë studimesh universitare në Hollandë.
    Nuk përputhen asgjëkundi akuzat e “lidhjeve” të tij me Rusinë, edhe nga prejardhja e tij familjare edhe nga kariera juridike që nisi në Hollandë duke u punësuar në Gjykatën e Hagës në proçeset gjyqësore për ndëshkimin e kriminelëve serbë të luftës që nga Millosheviçi.
    Akoma në moshë shumë të re, ai e vazhdoi karrierën e tij juridike si pjestar i ekipit të OKB për të ndërtuar ministrinë e drejtësisë në shtetin e ri të pamvarur të Kosovës.
    Duhej të mjaftonte vetëm ky fakt që të dukej qesharake akuza ndaj tij për “lidhje me Rusinë” pasi llogjika e thjeshtë ta thotë se një jurist që ka kontribuar për ndëshkimin e kriminelëve serbë të luftës të mbështetur nga Rusia, kjartazi ka qenë edhe kundër Rusisë.
    Është pikërisht kjo karierë e Bashës, dhe arsimimi i tij në një vend demokratik perëndimor që e nxiti Berishën ta ftonte ate në grupin e KOP, politikanëve të rij të djathtë që në zgjedhjet e vitit 2005 e risollën PD në pushtet pas katastrofës së 1997-tës.
    Në karierën e tij të mëpasme si pjesë e qeverisë demokratike, ai ishte politikani i djathtë pas Berishës, më i sulmuari nga “e majta” shqiptare, pikërisht për faktin se ashtu siç e vlerësoi ambasadori amerikan Arvizu, ai ishte bërë një “yll i ri i politikës shqiptare”
    Është një fakt që nuk mund ta mohojë askush, që Basha në tre dikasteret që drejtoi gjatë pushtetit të PD, u arritën nga qeveria Berisha tre objektivat më të mëdha kombëtare.
    U ndërtua Rruga e Kombit një vepër e madhe infrastrukturore me vlera të mëdha jo vetëm ekonomike, por edhe patriotike të lidhjes fizike të Shqipërisë me Kosovën.
    U arrit më së fundi që shqiptarët pas shumë dekadash të izoluar, të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
    Duke qenë si ministër i jashtëm, padyshim se ka merita të mëdha Basha edhe në ecjen përpara në integrimin europian e veçanërisht në pranimin e Shqipërisë në NATO.
    Duke ndjekur si emigrant situatën politike në Shqipëri, më ka bërë përshtypje të mëdha veçanërisht fushata e një modeli demokratik europian të Bashës për zgjedhjet e kryetarit të bashkisë së Tiranës, një fushatë model ndryshe nga të gjithë politikanët e tjerë, që e largoi më së fundi Ramën nga “pashallëku” i tij jo me sharrje e ulërima, por me projekte konkrete për kryeqytetin që fatkeqësisht nuk arriti ti kryejë , ngaqë në pushtet në gjysmën e dytë të mandatit, erdhi si kryeministër Rama që për “hakmarje” për humbjen e pashallëkut, i bllokoi të gjitha paratë për projektet.
    Ishin këto arsyet se pse Berisha pas dorheqjes nga të gjitha funksionet me humbjen e zgjedhjeve të 2013-s , përzgjodhi Bashën e një ish ministër tjetër si kandidatë për kryesimin e PD.
    Basha mori një shumicë dërmuese në zgjedhjet për kryetar të PD, e ate e votuan të gjithë “kundërshtarët” e sotëm, përfshirë edhe Berishën, veç disa karrieristëve pa ndonjë peshë në këtë parti, ndonëse patën pozicione të larta në hierarkinë partiake.
    Edhe në dy palë zgjedhjet e tjera të PD në opozitë, Berisha dhe ekipi i tij i “foltoreve” votuan thuajse të tërë për Bashën.
    Ishte “marëveshja” befasuese e 2017-ës me Ramën, fillimi i dobësimit të pozitave drejtuese të Bashës në PD.
    I edukuar nga një fryme demokratike europiane, Basha ju bind kërkesave të ndërkombëtarëve për të bërë ate marëveshje, pa llogaritur se kishte të bënte me një politikan nopran krejtësisht të pabesueshëm si Rama.
    Ishte “gabimi” i tij personal, apo ajo marëveshje ngarkon me faj jo vetëm politikanët e tjerë të PD, por edhe disa politikanë ndërkombëtarë.
    Këtë do ta tregojë koha.
    Ndërkaq , ne shqiptarët të mësuar që ti shohim gjërat në ndikimin e regjimit të gjatë diktatorial enverist, vetëm bardhë e zi, harojmë se edhe në botën demokratike perëndimore ka luftë politike që shpesh ashpërsohet midis së majtës e të djathtës.
    Bota demokratike, veç vlerave të mëdha të lirive në sistemet demokratike pluraliste e tregut të lirë kapitalist që solli një zhvillim të lartë ekonomik, ka edhe shfaqje të liberalizmit e konservatorizmit ekstremist.
    Nuk sepse ta nënvlerësojmë këtë dukuri edhe në ndikimin e politikës shqiptare me një demokraci që ka ngelur akoma foshnjore.
    Pengesa më e madhe në zhvillimin e një demokracie të vërtetë, është mendësia e mbivlerësimit të kulteve të individit, e ne shqiptarët duke u qeverisur disa dekada nga një diktator si Emveri që propogandohej si një perëndi, duket se do të duhet shumë kohë që të shpëtojmë nga kjo mani e “tufës”.

    1. Atëherë sipas teje meqë ka pasur gjithë këto merita gënjen Amerika? Atëherë kur një parti kërkon transparencë nuk duhet t’a bëjë se paska këto merita!!!Dmth çështja duhet mbyllur siç bëri Rama dhe prokuroria? Është diçka e rëndë që duhet pa tjetër të sqarohet.

  3. Ti je vetem sali felliqesira , dhe felliqesira me te medha jane mediat e televizionet qe e japin kete halere

    1. Lule primadona e haremit te psiko- neurotikut narkoman kelysh i perdhunuesit kristaq vemja.
      Keto jane me kurva se zogu i tiranes.
      Djem flori …..
      por i tradheton torrla e shqepur e bithes gonorre e kuqe me fistula te pa-sherueshme.
      Skeni pare gje akoma.

  4. Te lejoje ujku salih karaxhic te para milionat delja lulush,kush e beson kete perralle qe salih metaj ka nxjerre,eshte njelloj si enveri nuk dinte cfare benin spiunet ne popull

  5. Te lejoje ujku salih karaxhic ti mare milionat delja lulush,kush e beson kete perralle qe salih metaj ka nxjerre,eshte njelloj si enveri nuk dinte cfare benin spiunet ne popull

  6. Asnjë qytetar shqiptar nuk thënë aq gënjeshtra publikisht sa Sali Berisha që dje e quante Metën trafikant dhe kriminel dhe sot e quan demokrat, që dje thoshte se Basha është qelibar dhe sot deklaron së është i qelbur. Pa përmendur Gërdecin dhe 21 Janarin.Ky eshte spiuni salih metaj

  7. Aman o njerez. Po pse bini ne kurthin e sharlatanit me te madh qe ka pas ndonjeher ky komb.
    Eshte turp i madh qe te thuash, ky ka qen kryeministeri jon per 12 vjet.
    Kur e mendoj qesh se nuk dua te qaj.

  8. Sa më shumë të nxihet Basha me historinë e parave ruse aq më shumë Doktori&Co do pretendojnë se janë më legjitimë për të marrë vulën e PD me vendim gjykate. Sidoqoftë, Bashës po i pati tepruar “ndonjë kacidhe”, ta çojë nga doktori se Rama nuk jep gjë doktorit, i mban të gjitha për vete. Pra situata është KÇK. Politika është biznesi më fitimprurës, duhen para edhe për të bërë opozitë, 9 vite ikën e s’dihet sa do vazhdojë akoma në opozitë PD.

  9. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *