• |
ide | kryesore

Video/ Çifti i sapomartuar habitet fare: mes të ftuarve mbërrin… Salah

-Instant, Sport, Video
Salah



Një çift egjiptian do ta kujtojnë me lumturi të dyfishtë ditën e dasmës në Aleksandri. Me synimin për të kurorëzuar dashurinë e tyre me një “Po”, të sapomartuarit u gjendën papritur përballë një prej idhujve më të mëdhenj të futbollit të vendit të tyre. E ndoshta më të madhit: Momo Salah. Sulmuesi i Liverpoolit, i grumbulluar në atë hotel me kombëtaren, vendosi ta bënte hyrjen e improvizuar, mes mosbesimit të njerëzve.

Dita e dasmës është e paharrueshme në vetvete, por ajo që ndodhi me një çift të sapomartuar në hotelin Borg El Arab do ta bëjë madhështore. Ndërkohë që të dy synonin të bënin fotot e ritit, ylli i kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, doli nga hiçi. Sulmuesi në fakt ndodhej në atë hotel me skuadrën e tij në kuadër të ndeshjeve kundër Nigerisë dhe Liberisë. Duke parë të porsamartuarit ai mendoi se ishte më mirë t’i bënte një surprizë shumë të këndshme.

Të porsamartuarit panë me mosbesim teksa idhulli egjiptian vinte i buzëqeshur pranë tyre për disa foto për tu mbajtur mend. Pas falënderimeve të çiftit dhe një përshëndetjeje shumë të shpejtë, sulmuesi i Liverpool vrapoi t’i bashkohej shokëve të kombëtares. Një surprizë për t’u mbajtur mend, duke marrë parasysh sa i dashur është Salah nga populli i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *