• |
ide | kryesore

Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

-Instant, Lajme, Të fundit



Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike. Të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara. Ato janë këshilluar të marrin masa shtesë për sigurimin e tyre.

Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar drejtuesit e mjeteve.

“Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar. Të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara. Po ashtu të parandalohen ngjarjet dhe situatat gjatë datave  26-27 shtator 2022”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *