• |
ide | kryesore

Chelsea e PSG shënjestrojnë Interin: në janar tentativë e re për Skriniar e Dumfries

-Instant, Sport
Skriniar



Skriniar-Psg, nuk ka mbaruar akoma. Muri i ngritur nga Interi rreth sllovakut për të zmbrapsur sulmet e francezëve, mbajti deri në fund të merkatos. Por në janar parashikohet një tentativë e re e PSG-së. Kjo lëvizje favorizohet nga ngërçi për rinovimin, mes klubit zikaltër dhe lojtarit. Skriniar, në fakt, shkon në skadencë në qershor 2023. Për këtë arsye, oferta e verës rreth 60 milionë euro – siç raportohet nga Gazzetta dello Sport – do të përgjysmohet. Kështu që francezët do të vendosin në tavolinë, jo më shumë se 30 milionë euro.

Plani i Interit parashikon një rinovim deri në vitin 2027 me një pagë neto prej 6.5 milionë euro në sezon. Sigurisht, zikaltrit kanë edhe një plan të mundshëm B: marrëveshje më e shkurtër në kohë dhe futjen e një klauzole zgjidhjeje me vlerë të barabartë me atë të tregut. Bisedimet janë të ndalura, edhe për shkak të momentit të vështirësisë së skuadrës, të paktën deri pas ndeshjes së dyfishtë të Champions League kundër Barcelonës. Dhe në këtë kontekst, vullneti i PSG-së për të mbërritur te Skriniar merr forcë, pas tentativave të pasuksesshme këtë verë. Gjithashtu mbetet e pasigurt e ardhmja e De Vrij, që shkon në skadencë në qershor 2023, me Acerbi që ngjitet në pozicione ndeshje pas ndeshje.

E po rikthehen gjithashtu edhe thashethemet e merkatos rreth Denzel Dumfries. Corriere dello Sport flet për një ofertë prej 50 milionë euro. Chelsea është i gatshëm të kthehet në sulm në janar, për ta ‘rezervuar’ e për ta lënë në huazim te Inter për gjashtë muaj. Kështu, holandezi do të kalonte në Stamford Bridge vetëm sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *