• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të vrarë

-Instant, Lajme, Planet



Të shtëna me armë janë regjistrua mëngjesin e sotme në një shkollë në Rusi.

Një person i armatosur ka hyrë në një shkollë fillore në qytetin rus të Izhevsk, sipas medieve lokale.

Sulmuesi i veshur me të zeza dyshohet se hyri në shkollën fillore 88 dhe hapi zjarr, duke vrarë të paktën gjashtë nxënës.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen aktualisht në shkollën e cila po evakuohet dhe ka raportime kontradiktore për numrin e të plagosurve.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë studentët duke u përqafuar në një klasë, por vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar.

Drejtoresha e shkollës arriti të fshihej me një adoleshente të plagosur në zyrën e saj, raportojnë gjithashtu mediat lokale.

Për momentin mbetet e paqartë nëse autori është arrestuar, ndërsa nuk dihen motivet e sulmit.



1 Comment

  1. E kane bere vete,e do ia lene fajin “sabotuesve ukrainas”,njesoj sic e hodhen teatrin dikur e ku u vrane qindra rus,per t’ia lene fajin ceceneve dhe si preteks, ia moren pavaresine e fituar me lufte ceceneve. E njejta taktike qe ka ndjekur gjithmone Serbia, e bile disa here edhe FYROMianet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *