• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic, legjionari romak: dalin imazhet e para të filmit Asterix e Obelix

-Instant, Sport, Video
legjionari



Ka nisur numërimi mbrapsht për debutimin e Zlatan Ibrahimovic në ekranin e madh të kinemasë. Ashtu siç ishte paralajmëruar në pranverën e vitit 2021, sulmuesi i AC Milan do të jetë ndër protagonistët e filmit. Prodhimi i fundit i Asterix dhe Obelix, që do të dalë në shkurt 2023, ka përfshirë sulmuesin suedez në rolin e një legjionari romak.

Lexo më tej: Video/ Shikoni trailerin e “I am Zlatan”, filmi për jetën e Ibrahimovic i interpretuar nga dy shqiptarë

Filmi titullohet “Asterix & Obelix: Mbretëria e mesit (Empire du Milieu në versionin origjinal) dhe suedezi luan rolin e një legjionari romak, Antivirus. Ai vetë, përmes kanaleve të tij sociale, publikoi trailerin e parë të filmit. Te “Asterix & Obelix” ai luan përkrah dy yjeve të kinemasë franceze si Marion Cotillard (në rolin e Kleopatrës) dhe Vincent Cassel (në atë të Julius Cezarit).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *