• |
ide | kryesore

Video/ Liga e Kombeve: Kroacia dhe Holanda në Final Four, Franca e fundit por eviton rënien

-Instant, F1, Sport, Video
kombeve



Janë përcaktuar dy skuadrat e para të katërshes që do të luftojnë për trofeun e Ligës së kombeve. Në Grupin 1 të Ligës A, Kroacia si finaliste, ka mposhtur 3-1 Austrinë. Golat u shënuan nga Modric, Livaja dhe Lovren. Sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën e Daliç e cila duket në formë të shkëlqyer pak muaj para Botërorit.

Vështirësitë e Francës vazhdojnë në Ligën e Kombeve. Francezët u rrëzuan në Danimarkë 2-0, me golat e Dolberg dhe Skov Olsen. Rezultati i Kroacisë dhe humbja e Austrisë ka shpëtuar edhe Francën nga rënia në Ligën B.

Ndërkohë në Grupin 4, Hollanda, e cila kishte një këmbë e gjysmë në Final Four, ia del dhe fiton edhe ndeshjen e fundit, në derbin ndaj Belgjikës. Skuadra e Van Gal fitoi 1-0 falë golit të Van Dajk.

Në Grupit 1 në Ligën C, Ishujt Faroe kanë befasuar duke mundur 2-1 Turqinë. Kjo e fundit gjithsesi kishte siguruar kreun dhe ngjitjen në Ligën B.

REZULTATET

LIGA A, GRUPI 1

Austri-Kroaci 1-3
9′ Baumgartner / 7′ Modriç, 69′ Livaja, 72′ Lovren

Danimarkë-Francë 2-0

34′ Dolberg, 39′ Skov Olsen

LIGA A, GRUPI 4

Holandë-Belgjikë 1-0
73′ Van Dajk

Uells-Poloni 0-1
58′ Sviderski

LIGA C, GRUPI 1

Ishujt Faroe-Turqi 2-1
53′ Davidsen, 59′ Edmundson / 89′ Gurler

Luksemburg-Lituani 1-0
88′ Rodrigues

League A: Group 1 UEFA Nations League
Austria 1-3 Croatia
Denmark 2-0 France
UEFA Nations League League A: Group 4
Netherlands 1-0 Belgium
Wales 0-1 Poland
UEFA Nations League League C: Group 1
Faroe Islands 2-1 Turkiye
Luxembourg 1-0 Lithuania
UEFA Nations League League C: Group 3
Azerbaijan 3-0 Kazakhstan
Slovakia 1-1 Belarus
UEFA Nations League League D: Group 1
Andorra 1-1 Latvia
Moldova 2-0 Liechtenstein



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *