• |
ide | kryesore

Vrau vëllain dhe kunatën, Apeli lë në burg Arsen Muskurtin

Arkiva, Lajme, Të fundit
arsen



Arsen Muskurti do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat. Ai do ta presë me këtë masë sigurie gjykimin për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Dritan dhe Nora Muskurti.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kështu, nuk u pranua kërkesa e 38-vjeçarit për burg me afat 30 ditë. Ndërkohë avokati ka kërkuar akt ekspertimi për shëndetin mendor.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë. 

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M. Ky i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Vepra të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M. Ai kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit. Caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë. Qëllimi të ishte kryerjae një akti të ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *